Pantoviq: Kosova vendosi gjykimet në mungesë për të dënuar sa më shumë sërbë

Ljubomir Pantović
Burim: Kosovo Online

Advokat Ljubomir Pantoviq deklaroi se Kosova i përfshiu gjykimet në mungesë në Kodin Penal në mënyrë që sa më shumë sërbë të dënohen dhe i gjithë faji për veprimet e luftës t'i atribuohet Sërbisë.

Ai spegoi se mekanizëm i tillë lejon gjykim tjetër, nëse i akuzuari është arrestuar dhe më parë është gjykuar në mungesë.

"Meqenëse të akuzuarit në mungesë janë formalisht dhe ligjërisht në arrati, autoritetet gjyqësore lëshojnë urdhër-arreste për ta dhe egziston rreziku që të akuzuarit ose ata që janë dënuar në mungesë, nëse udhëtojnë jashtë Sërbisë, të arrestohen dhe të ekstradohen në të ashtuquajturën Kosovë, sepse akuzohen për krime të rënda, zakonisht krime lufte. Megjithatë, nëse një person dënohet në mungesë dhe më pas arrestohet, ai ka mundësinë ligjore të gjykohet sërish", tha Pantoviq për Novosti.

Ky i fundit shtoi se, meqenëse adresat e të pandehurve në mungesë janë kryesisht të panjohura, gjykata dhe prokuroria që zhvillojnë procedurat publikojnë thirrjet për të pandehurit përmes Gazetës Zyrtare të Kosovës dhe në faqen e internetit të gjykatës dhe prokurorisë.

Ndërkohë, më 30 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë, me propozim për gjykim në mungesë ndaj 21 personave për "krime lufte kundër popullatës civile" në fshatin Reçak.

Seanca e parë dëgjimore në atë rast do të mbahet më 20 korrik.

Lidhur këtë rast, disa ditë më parë u arrestuan pesë sërbë në Shtërpcë dhe Gjilan, të cilët u paraburgosën deri në 30 ditë.