Rasti Reçak-27 vite mosmarrëveshje: Kush do t’i besojë vendimeve prej Prishtinës?
Ngjarjet e 15 januarit të vitit 1999 në Reçak, kur vdiqën më shumë se 40 shqiptarë kosovarë, për Prishtinën është masakër ndaj civilëve, për Beogradin-aksion legjitim antiterrorist. Aktakuza që ngriti Prokuroria Speciale e Kosovës para dy javësh për rastin e Reçakut ndaj 21 personave, për një është të kërkosh drejtësi, për tjetrin frikësim për sërbët. Uilliam Uoker, ish shefi i Misionit Verifikues të OSBE i cili para 27 viteve paraqiti pretendimin se në Reçak janë vrarë civilë, për Prishtinën është njeriu që zbuloi të vërtetën, për Beogradin kjo e vërtetë është e fabrikuar, ndërsa Uoker është lobist shqiptar.
Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq
Zyrtarët kosovarë u kanë bërë nderimet e tyre sot shqiptarëve të vrarë para 27 viteve në Reçak.
Ky vendbanim në Komunën e Shtimljes ka qenë baza e konfliteve të armatosura të forcave të sigurisë së RF të Jugosllavisë dhe pjestarëve të UÇK dhe sipas pretendimeve të pjesmarrësve në anën sërbe-ishte operacion legjitim.
Ngjarjen e paraqiti tërësisht ndryshe për publikun Uilliam Uoker, ku në Reçak erdhi më 16 janar dhe në të njëjtën ditë në konferencën për gazetarët akuzoi haptazi qeverinë e RFJ për ngjarjet e një dite më parë. “Vendimi” i tij se bëhet fjalë “masakër ndaj civilëve të pafajshëm” u shfrytëzua si justifikim për bombardimet e NATO ndaj RF të Jugosllavisë që rodhi dy muaj më pas.
Në vendimin e Tribunalit të Hagës të vitit 2011 ndaj Vllastimir Gjorgjeviqit, ish zv ministri i punëve të brendshme të Sërbisë dhe drejtues i Departamentit të Sigurisë Publike, thuhet se sipas konkluzioneve të 15 janarit të vitit 1999, në Reçak u vranë të paktën 45 shqiptarë kosovarë, përfshirë një grua dhe një fëmijë, se shumica e të vrarëve kanë qenë të moshës gati 50 vjeçare, se shumica e tyre ishin qëlluar nga afër dhe pas vrasjes, shumica e tyre kishin veshur rroba civile.
Bëhet e ditur se gjithashtu para operacionit të Reçakut, ka qenë e pranishme UÇK.
Hetuesja në këtë rast të vitit 1999 Danica Marinkoviq për atë ditë e përshkruan si bazë e terroristëve shqiptarë dhe thotë se konflikti me forcat sërbe nuk shkaktoi civilë të vrarë.
“Këta ishin terroristë shqiptarë që për një periudhë të gjatë kohore operonin në këtë territor”, thekson Marinkoviq dhe sot e kësaj dite. Ajo kujton se në vendngjarje për këtë gjeti dhe prova që u dëshmuan në Tribunalin e Hagës.
Për gjithë këtë, rasti që së fundi nisi ta hetojë Prokuroria Speciale e Kosovës, Marinkoviq beson se është manipulim dhe shfaqje.
“Ata do të gjejnë dëshmitarë të rremë. Çfarë provash mund të ofrojnë për Reçakun? Nuk kanë anjë provë. Provat për atë që ka ndodhur kemi ne, pala sërbe”, tha Marinkoviq për Kosovo Onlajn. sapo prokuroria njoftoi më 30 dhjetor 2025 se kishte ngritur aktakuzë.
A ka në duar gjyqësori kosovar diçka më shumë nga ajo që patëm në Tribunalin e Hagës, do të shikoni kur të nisë gjykimi në mungesë ndaj të akuzuarve O.S, R.M, K.J, G.R, Zh.T, B. J, M.L, R.M, D.Gj, B.M, D.J, M.Sh, D.A, S.V, B.M, Z.S, M.J, G.P, D.N, Ç.A. i Z.J.
Kush qëndron pas këtyre iniciativave dhe mbi ç’bazë në të cilën provat ndaj të pandeurve do t’i dinë kur aktakuza të shfaqet për opinionin publik dhe në Fletoren Zyrtare të Kosovës, tha për Kosovo onlajn Amer Alija, avokat dhe bashkëpunëtor i Fondit për të Drejtën Humanitare nga Prishtina.
Për tani Prokuroria ka paraqitur një pjesë të aktakuzës sipas të cilës mbi të dyshuarit rëndon vrasja e 42 civilëve gjatë operacionit të forcave policore sërbe të sigurisë më 15 janar të vitit 1999.
Sipas fjalëve të Aliajt, aktakuza e Prokurorisë Speciale është ngritur në mungesë sepse të pandehurit nuk janë në dispozicion të organeve të Kosovës.
"Ajo çka është publike, janë vetëm inicialet e të dyshuarve. Në ditët pa punë, në përputhje me ligjin që parashikohet për procedurën penale, gjykata dhe prokuroria duhet të publikojnë thirrjen dhe aktakuzën në faqet e tyre të internetit", thekson bashkëbiseduesi ynë.
Ai thekson se provat mbi bazën e të cilave ngrihen aktakuza për krime lufte në gati 90% të rasteve, janë deklaratat e palëve të dëmtuara dhe deklaratat e dëshmitarëve.
"Besoj se kjo aktakuzë do të jetë dhe në bazë të deklaratave të palëve të dëmtuara dhe deklaratat e dëshmitarëve që ishin dëshmitarë okularë apo kanë informacion në lidhje me ngjarjen që ndodhi më 15 janar 1999", thotë Alia.
Ky i fundit shton se Ligji për Gjykimin në Mungesë ka qenë në fuqi qysh nga viti 2023 dhe se Prokuroria prej atëherë, ka ngritur më shumë se 20 aktakuza ndaj pjestarëve të forcave sërbe të dyshuar për pjesëmarrje në krime lufte, se janë iniciuar disa raste dhe kanë filluar gjykimet para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
"Nuk kemi ende vendime të shkallës së parë. Pritet vendimi i shkallës së dytë ndaj Çedomir Aksiqit, i cili u dënua në mungesë. Ai u dënua dhe për një vrasje që ndodhi në Reçak gjatë vitit 1999", thotë ai.
"Nuk do të zbulohet asgjë e re”
Avokati dhe ish-prokurori ushtarak Dragan Pashiq beson se gjykimi i rastit të Reçakut, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, nuk do të zbulojë asgjë të re dhe as do të zbardhë fakte që derimë tani nuk janë të njohura.
Sipas vlerësimit të Pashiqit, në rastin kundër 21 pjestarëve të Brigadës së 243 të Mekanizuar të Korpusit të Prishtines të Ushtrisë së atëhershme të Jugosllavisë dhe pjsëtarëve të njësisë policore, nuk do të ketë prova të reja.
"Egziston mundësia e thirrjes së dëshmitarëve, por këto nuk janë prova materiale që do të zbardhnin gjendjen faktike reale. Ngjarja në Reçak e 15 janarit 1999 shkakton polemika në opinionin publik ndërkombëtar, por edhe në tonin. Pala jonë pretendon dhe rreth kësaj egzistojnë dhe prova, se ky ishte aksion antiterrorist në të cilin, nga njëra anë, asistuan njësi policore e ushtarake dhe se ata luftuan kundër terroristëve, pra pjesëtarëve të së ashtuquajturës Ushtri Çlirimtare e Kosovës në atë kohë", thekson ai për Kosovo Onlajn.
Ekspertët mjeko-ligjorë sërbë, në bashkëpunim me ata bjellorusë, kujton ai, përcaktuan me të ashtuquajturën dorezë parafine praninë e grimcave të barutit në trupat e personave të vdekur, pra me të vërtetë këta ishin njerëz që luftuan në veprime të armatosura.
Sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare humane, sikurse thekson, lejohet gjatë konfliktit të armatosur, të vriten njerëz që rezistojnë apo luftojnë kundër palës tjetër.
"Sipas kësaj, ky ishte qëllim legjitim ushtarak që më vonë u keqpërdor nga zyrtarët e bashkësisë ndërkombëtare, para së gjithash Uilliam Uoker i cili ishte shef i misionit kosovar në kuadër të OSBE. Nuk egziston anjë provë e re, veçanërisht jo materiale, sepse edhe raporti i mëvonshëm i Komisionit Europian me në krye skuadrën finlandeze dhe Helen Rant, nuk zbuloi as ndonjë fakt të ri. Kështu që nuk do të ketë prova të reja, veç atyre egzistuese", shpreh bindjen Pashiq.
Ju kujtoj se Helena Ranta ishte në krye të skuadrës së ekspertëve mjeko-ligjor finlandez që në 1999 publikoi hetimin në Reçak e më vonë voli rreth kësaj për atë që Uoker tenoi që të ndikonte në raportin e skuadrës së patollogëve finlandez.
“Uoker dëshironte që gjetjet e mia dhe ato të skuadrës time të ishin më në përputhje me raportin e tij, për të emëruar fajtorin për Reçakun. Këtë nuk mund t’a bëja sepse jam shkencëtare e jo politikan, diplomat apo diçka tjetër. E vërteta është se dëshironte që të konfirmoja gjetjet e tij, por unë nuk mund t’a bëja”, tha Ranta në vitin 2017, duke shtuar se qëndron pas raportit, i cili u publikua në mars të vitit 1999.
Kur raporti përfundoi, disa qarqe ndërkombëtare pyetën, tha Ranta, "a mundemi të nxirrnim disa 'konkluzione' të tjera që do t'u përshtateshin më mirë", por ajo i refuzoi ato.
Aktakuzën që ngriti Prokuroria Kosovare, Pashiqi e shikon si akt të motivuar politikisht nga autoritetet prishtinase.
"Ata dëshirojnë që në këtë mënyrë të mbijetojë narrativa e tyre rreth historisë së të ashtuquajturës Kosovë dhe rolin e të ashtuquajturës Ushtri Çlirimtare të Kosovës. Me ngritjen e aktakuzës dhe gjykimit në mungesë të personave të akuzuar, dëshirojnë të konfirmojnë qëndrimin e tyre se e ashtuquajtura Ushtri Çlirimtare e Kosovës kishte rol parësor pa krime në territorin e Kosovës dhe se fajtori i vetëm për zhvillimet në territorin e saj është pala sërbe", bën të ditur ai.
Megjithatë, sikurse vlerëson, mundësia e vendimeve me dënim egziston.
"Besoj, megjithatë, se një vendim i tillë nuk mund të mbijetojë në rendin juridik ndërkombëtar sepse do të bazohej në prova që nuk janë të vlefshme, veçanërisht nëse kanë parasysh se për këtë nuk egziston asnjë provë materiale e vlefshme, pavarësisht nga dëshmitë e dëshmitarëve të prokurorisë", paralajmëron ky avokat.
“Pa prova të palës sërbe, shembet gjykimi i drejtë”
Ndonëse egzistojnë prova të hetuesve sërbë për rastin e Reçakut, sipas opinionit të Pashiqit, Gjykata në Prishtinë nuk do t'i marrë parasysh.
"Arsyeja është se mbrojtja nuk do të ketë rol aktiv, sepse gjykohen të pandehurit në mungesë, pavarësisht faktit që secili i pandehur ka avokat zyrtar mbrojtës. Duke supozuar, nëse të pandehurit do të ishin të pranishëm, atëherë mbrojtja do të kishte të drejtën të propozonte dhe besoj se gjykata atëherë do të miratonte provat që zotëron pala sërbe-raportet, urdhrat dhe prova të ndryshme të tjera që do të ishin relevante për këtë gjyq” thotë Pashiq.
Duke folur për rolin e Uilliam Uoker, shefi i misionit të atëhershëm verifikues të OSBE në Kosovë, në këtë procedurë, bashkëbiseduesi ynë thotë se Uoker dha deklaratë në procedurën hetimore dhe se kjo do të jetë provë kyçe për Prokurorinë Speciale të Kosovës.
"Megjithatë, deklarata e tij jo vetëm që nuk është e besueshme, por në shumë aspekte është në kundërshtim me raportin e Komisionit Europian, të kryesuar nga ekipi finlandez. Do t'ju kujtoj se Helena Ranta deklaroi se Uoker ushtroi presion tek ajo. E vërteta është se ajo e tha këtë pas bërjes së raportit. Egziston dhe një incident në të cilin ajo përshkroi se ai theu stilolapsin dhe e qëlloi atë me copat e thyera. Raport i tillë, i bërë edhe nga institucioni ndërkombëtar, nuk mund të jetë i vlefshëm dhe nuk mund të jetë provë e pakundërshtueshme. Dhe nëse përjashtojmë atë raport dhe dëshminë e dëshmitarit Uilliam Uoker, atëherë lind pyetja retorike se cilat prova të tjera relevante mund të mbështesin dënim të ardhshëm", thotë Pashiq.
Ndërkaq, gjykimet në mungesë, sipas vlerësimit të avokatit Alia, janë sfidë për gjyqësorin kosovar.
"Personalisht, nuk jam pro gjykimit në mungesë, sepse Ligji për gjykimin në mungesë parashikon që në çdo moment kur dikush arrestohet, ai ka të drejtë të gjykohet në praninë e tij. Bërja e dy procedurave, kundër të akuzuarit për të njëjtën situatë faktike, mendoj se nuk do të ketë ndonjë efekt dhe njëfarë kënaqësie për viktimat, por meqenëse kjo parashikohet nga ligji, atëherë prokurorët dhe gjyqtarët dhe të gjitha palët në procedurë, duhet të respektojnë ligjin dhe të bëjnë punën e tyre siç e parashikon ligji", bën të ditur Alia.
Në tubimin përkujtimor sot në Reçak asistoi dhe Uilliam Uoker diplomati amerikan të cilit autoritetet kosovare i ngritën monument gjatë jetës së tij në vitin 2017 në shenjë mirënjohjeje.
0 komentet