Deleviq: Pretencë skandaloze e prokurorisë për rastin e lëndimit të sërbëve një natë para Krishtlindjes

Miloš Delević
Burim: Kosovo Online

Efektivi i FSK Azem Kurtaj i cili një natë para Krishtlindjes plagosi dy të rinj sërbë në Gotovusha, Stefan e Millosh Stojanoviq 11 dhe 21 vjeçarë, prokuroria e akuzoi për përdorim të armëve të zjarrit dhe shkaktim të kaosit të përgjithshëm, çka për Millosh Deleviqin i cili përfaqëson të rinjtë e plagosur, është skandal.

Avokat Deleviq për Kosovo onlajn thotë se me këtë pretencë drejtësia nuk mundet të jetë e kënaqur.

"Sot është shtyrë seanca e parë për rastin e Azem Kurtajt, i cili një natë para Krishtlindjes, lëndoi dy të rinj serbë. Pretenca e prokurorit është butë të thuhet skandaloz për këtë rast, pasi Kurtaj është përgjegjës për dy krime, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim të armëve të zjarrit. Sipas praktikës së gjykatave në Kosovë, për këto dy krime nuk jepen dënime efektive me burgim. Ne sot nuk kemi marrë përkthimin e aktakuzës, ndaj gjykimi është shtyrë për më 16 mars” ka thënë Deleviq.

Kujtojmë se dy të rinj sërbë u plagosën në Gotovusha pasi kishin prerë pemën e Krishtlindjes duke u kthyer në banesë. Ndaj tyre Azem Kurtaj qëlloi me armë zjarri teksa ishte duke qarkulluar me automjet duke shkaktuar lëndimin e dy të rinjve. Njëri prej tyre u lëndua në dorë, ndërsa tjetri në shpatull.

Kurtaj u largua nga vendngjarja e më vonë u arrestua.