Orlliq: Qëndrimi i Serbisë për Kosovën respektohet dhe kuptohet nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vlladimir Orlliq, thekson se Kosova është një interes shtetëror dhe kombëtar që Serbia po e mbron edhe pse është nën presion të madh, transmeton RTS.
"Edhe në kushte të tilla të pamundura, ne do të bëjmë atë që kemi bërë deri më tani - të udhëheqim anijen tonë, e cila quhet Serbi, nëpër stuhi e dallgë të mëdha, midis shkëmbinjve, duke u kujdesur të shpëtojmë veten deri në atë masë më të mundshme”, theksoi Orlliq në një intervistë për Programin e Parë të Radio Beogradit.
Ne kemi më shumë forcë sesa kemi patur për t'u përballur me sfidat, vlerëson Kryetari i Kuvendit dhe kjo reflektohet në fuqinë e ekonomisë sonë, përmes infrastrukturës.
Orlliq thekson se qëndrimi i Sërbisë për Kosovën respektohet dhe kuptohet nga një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare.
“Përfaqësuesit e shtetit kudo dhe në çdo vend shpjegojnë se cili është qëndrimi ynë për çështjen e Kosovës e Metohisë, ne e themi hapur se jemi krenarë për faktin që mund të themi se sot, në parim, qëndrojmë për diçka që duhet të jetë e detyrueshme për të gjithë - por nuk është e paracaktuar për të gjithë”, shpjegon Vlladimir Orlliq.
Siç thotë ai, bëhet fjalë për parimet e së drejtës ndërkombëtare, për respektimin e Kartës së OKB-së, sovranitetin dhe integritetin territorial të çdo shteti në të njëjtën mënyrë, në të njëjtat kushte dhe pa përjashtim.
“Duke udhëhequr një politikë të pavarur, Serbia e vogël fitoi për vete të drejtën që të mund ta thotë këtë, të sillet në atë mënyrë”, tha Orlliq.
“Ne i respektojmë të gjithë dhe e themi hapur, presim nga të tjerët të njëjtin respekt për sovranitetin dhe integritetin e vendit tonë siç ua tregojmë të tjerëve”, kujton Orlliq dhe thekson se për këtë ka folur edhe
Presidenti i Republikës Alleksandar Vuçiq në OKB-në dhe para gjithë botës.
Kryetari i Kuvendit vëren se kur është fjala për Kosovën, arritëm ta kthejmë situatën në OKB-në - me argumente të forta, punë serioze, përpjekje të mëdha dhe njohuri të mëdha, arritëm të bindim disa vende që të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe të jenë në pozitën e Serbisë, në pozitën e së drejtës ndërkombëtare publike.
Orlliq shton se pikërisht për këtë arsye më shumë se 100 shtete thonë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë, ata mbështesin dialogun që po zhvillojmë dhe përpjekjet e ndërmarra nga presidenti Vuçiq dhe Serbia.
“Kemi treguar se me përpjekje serioze dhe në kushte të vështira e të pamundura mund të mbrojmë me sukses interesat tona”, thekson Kryetari i Kuvendit.
0 komentet