Serb i plagosur në veri të Kosovës
Serb M.J. nga Zveçani është plagosur mbrëmë vonë nga armë zjarri jo larg atij vendi afër urës së Bistricës. Siç mëson jozyrtarisht gazetari i Kosovo online, derisa ishte duke vozitur një veturë në rrugën kryesore nga Leposaviqi për në Zveçan, është qëlluar nga pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës – ROSU.
Sipas Dr. Nikolla Radojiçiq, kirurg kujdestar në Qendra spitalore klinike “Kosovska Mitrovica”, M.J. është operuar dhe ndodhet në kujdes intensiv.
“Pak pas orës 22:00 në repartin tonë është shtruar një pacient me plagë me armë zjarri në anën e djathtë të gjoksit. Ai është sjellë në gjendje shoku hemorragjik, është shtruar me urgjencë dhe është operuar. Gjakderdhja ka qenë ndalur dhe aktualisht është jashtë rrezikut dhe është vendosur në repartin e kujdesit intensiv për monitorim të mëtutjeshëm”, ka thënë Radojiçiq për Kosovo online.
Siç thonë për portalin tonë në Shtëpinë Shëndetësore Zveçan, ku M.J. ishte i pranuar dhe prej nga është transportuar me autoambulancë në spitalin e Mitrovicës së Veriut, i plagosuri ka thënë se është qëlluar nga pjesëtarët e njësitit ROSU në afërsi të urës së Bistricës derisa ishte duke vozitur një veturë në rrugën kryesore nga Leposaviqi në Zveçan.






0 komentet