Edhe varreza serb në fshatin Dren, nën ndikimin e shpronësimit të tokës nga Prishtina

Baza Jasenovik
Burim: Kosovo Online

Pas një sërë vendimesh për shpronësimin e tokave në veri të Kosovës gjatë vitit 2022, Qeveria e Kosovës ka marrë një tjetër vendim të këtij lloji në mesin e janarit, ku përfshihen edhe varreza në fshatin Dren.

Kësaj radhe janë duke u shpronësuar mbi 80 hektarë të dy zonave kadastrale – në fshatrat Dren dhe Leshak, në pronësi private, sociale dhe komunale. Edhe pse ka dy zona kadastrale, duke parë imazhin satelitor, është një pjesë e madhe e tokës - një kodër. Në mesin e këtyre parcelave është edhe varreza e fshatit Dren, transmeton Radio Mitrovica Sever, duke cituar portalin Kossev.

Për Qeverinë e Kosovës, një tokë e re në veri është duke u shpronësuar për një tjetër “projekt infrastrukturor me interes publik”. Për serbët vendas, kjo është një arsye për shqetësim dhe frikë të re për shkak të mungesës së informacionit se çfarë do të ndërtohet në kodër.

Në seancën e mbajtur më 16 janar, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që pronat e paluajtshme në zonat kadastrale Dren dhe Leshak të shpallen me interes të veçantë publik, me qëllim të realizimit të projekteve infrastrukturore.

Në vendim thuhet se një gjë e tillë është e nevojshme për realizimin e “Projekteve infrastrukturore me interes publik”.

Me të njëjtin vendim, Departamenti për Shpronësim në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është urdhëruar që të fillojë procedurat e shpronësimit të patundshmërive në përputhje me Ligjin për Shpronësim, në koordinim me ministritë përkatëse.

Në pikën e tretë thuhet se obligohen Drejtoria për shpronësime dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për zbatimin e këtij vendimi.

Në vendimin e Qeverisë së Kosovës, që gjendet në ueb-faqen e zyrës së kryeministrit të Kosovës, nuk ka detaje për sipërfaqen e parcelës, arsyen pse është shpallur me interes të veçantë publik, apo çfarë lloj projektesh infrastrukturore do të realizohen.

Përgjigjet për këto pyetje u përpoqëm të merrnim nga Qeveria e Kosovës, por deri në publikimin e këtij lajmi, ato mungonin.

Megjithatë, kemi parë vendim e Departamentit të Shpronësimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ky dokument përmban një listë të përbërë nga të dhëna për numrin e parcelës, pronarin, sipërfaqen kadastrale, si dhe komunën ku ndodhet pasuria e paluajtshme, shpronësimi i së cilës kërkohet.

Shpronësimi është planifikuar për shtatë parcela në zonën kadastrale Dren. Për një prej tyre thuhet se pronar është Komuna e Leposaviqit, dhe për katër se është pronë shoqërore, d.m.th. se pronari është një kompani, dhe dy janë në pronësi të personit D.J.

Për gjashtë nga shtatë parcelat jepen informacione për sipërfaqen. Kanë gjithsej 395977 metra katrorë, d.m.th. më shumë se 39 hektarë.

Për zonën kadastrale të Leshakut thuhet se janë duke u shpronësuar 13 parcela. Nga ky numër, dy janë gjithashtu në pronësi të një kompanie, dhe 11 të tjerat figurojnë si individë privatë, ndërsa për disa parcela kanë disa bashkëpronarë. Sipërfaqja e përgjithshme e të gjitha parcelave është 427.533, pra më shumë se 42 hektarë.

Sipërfaqja e përgjithshme e të gjitha parcelave e kalon sipërfaqen prej 80 hektarësh dhe sipas imazhit satelitor në të cilin kemi pasur akses, është një pjesë e tokës.