Të rinjtë sërbë të dhunuari: Policët na qëllonin e goditnin me grushte ndërsa ishim shtrirë përtokë

Pretučeni srpski mladići
Burim: Kosovo Online

Efektivët e Njësisë Speciale të Policisë ROSU, mbrëmjen e djeshme kanë dhunuar dy të rinj sërbë në fshatin Joshanica në afërsi të Leposaviqit, e një prej të rinjve të lënduar Llazar Gjokoviq thotë për Kosovo onlajn se tortura zgjati disa minuta dhe se policët e kanë goditur dhe qëlluar ndërsa ishte i shtrirë përtokë. 

Të rinjtë pas ndihmës mjekësore të dhënë ditën e sotme, janë dërguar në shtëpi për mjekim të mëtejshëm.

"Shoku i fshatit Gjorgje Miqoviq erdhi tek unë në dyqan dhe më thirri për të gjetur telefonin celular ku më parë i humbi. Kemi lëvizur nga ora 19 nuk e di të saktë tamam orën. Pas 1.5 km në kthesë, vurëm re automjete pas nesh, na përgjuan dhe një xhip para nesh frenoi. Një prej forcave speciale doli me automatik prej automjetit duke përsëritur me ton urdhërues që të dilnim nga makina. Na nxorrën nga makina dhe na hodhën menjëherë përdhe e më pas filluan të na godasin e shkelmojnë", shprehet Gjokoviq për Kosovo onlajn.

Llazari shton se ata i lanë të lirë pasi i kanë treguar letërnjoftimet duke u thënë se jetojnë në fshat. 

"Kur filluan të na dhunonin, kontrolluan automjetin dhe pyetën se nga ishim dhe çfarë po bënim, ndërsa ne u speguam se ishim nga ky fshat dhe treguam letërnjoftimet se jetonim në Joshanicë, e më pas na lanë të shkonim. Kanë qenë shtatë ose tetë efektivë të policisë armët e të cilëve na ishin drejtuar ndërsa ishim shtrirë përtokë. Më shumë më dhëmb koka dhe syri. Deri në mëngjes nuk shikoja mirë si dhe gjunjët mu lënduan teksa më hodhën përtokë duke më qëlluar. Pas gjithë kësaj që ndodhi, kam frikë, e kush nuk do të kishte po të ishte” ka thënë Gjokoviq. 

Babai i Llazarit të lënduar, Milloica Gjokoviq thotë se sulmi ndaj djalit të vet dhe fqinjit, është një pikë ujë në gotën e mbushur plot. 

"Tani gota është vërtet e tejmbushur. Mbrëmë shoqërova djalin tim me fqinjin e fshatit të kërkonin telefonin. Së pari duhet t’a pyesnin se kush ishte, çfarë ishte, t'i kërkonin dokumentet dhe jo t'i nxirrnin fëmijët zvarrë e t'i gjuanin si topa futbolli. Nuk e di se çfarë po bëhet dhe ku po shkohet ende në shekullin e XXI. Këtu mbijetuam dhe jetuam, por këtu nuk ka jetë” shprehet babai i të riut të lënduar. 
I riu tjetër i lënduar Gjorgje Miqoviq thotë se dhuna nga ana e forcave speciale të ROSU, ka vazhduar disa minuta dhe gjatë gjithë kohës atë dhe shokun e tij i quanin kriminelë dhe trafikantë. 

“Diku rreth orës 19.30 xhipi na parakaloi duke na prerë rrugën. Nuk arrita të ndaloja as automjetin, kur ata dolën me armë, filluan të bërtisnin duke në bërë thirrje të dilnim prej makine. Nuk e dija se çfarë më goditi. Më nxorën zvarrë jashtë dhe më hodhën menjëherë përtokë. Më pas na goditën me shkelma e grushta ndërsa qëndronim përtokë. Filluan të më godasin me shkelma në gjoks dhe në brinjë. Ndërkohë dëgjoja rënkimet e mikut tim, atë e qëllonin me çizme në kokë. Kjo zgjati deri në shtatë minuta. Nuk munda të lëvizja" rrëfen mes të tjerave shumë i tronditur Miqoviq.

I ati i këtij të fundit, Dragosh Miqoviq thotë se nuk është e para herë që qëllohet ndaj djalit të tij.  

“E para nuk guxoi të më tregonte se çfarë ndodhi, por këtë e bëri të nesërmen. Kjo është hera e dytë. Kuptova që ka thënë diçka të shëmtuar dhe e kuptoj që ka pasur mall në makinë, sepse kështu sillen ata që bëjnë kontrabandë. Mendoj se kjo është pika e fundit që derdhi gotën, këtë i kamë thënë sot në mëngjes edhe austriakut të Euleksit i cili erdhi tek ne. Ai më tha se do të provojë gjithçka, por le të provojë por asgjë nuk do t’ia dalë. Sorra sorrës nuk i nxjerr sytë” ka shtuar babai Gjorgjes së lënduar.