Vazhdon gjykimi i Sllagjan Trajkoviqit, familja kërkon që të mbrohet në liri
Para Departamentit të Veçantë të Gjykatës Themelore në Prishtinë sot ka vijuar pyetja e dëshmitarëve për rastin e Sllagjan Trajkoviqit ku Prokuroria Speciale e akuzon për krime lufte të kryera ndaj popullsisë civile në periudhën nga viti 1998 deri në 1999 në Komunën e Vuçiternës. Avokat Dejan A. Vasiq ka thënë se dhe vetë Trajkoviq ka marrë pjesë në pyetjen e dëshmitarëve dhe se shpreson se kjo do të kontribuojë në zbardhjen e të vërtetës. Vasiq pas përfundimit të seancës së sotme, theksoi se mbrojtja ka pasur trajtim pak më të mirë para trupit gjykues dhe se është fort e rëndësishme që sot Trajkoviq ka marrë pjesë në marrjen në pyetje të dëshmitarëve.
“Gjyqtari vlerësoi disa nga propozimet që kishim, veçanërisht në këndvështrimin e disa dokumenteve dhe deklarata të dëshmitarëve që nuk na ishin dorëzuar më herët. Gjyqtari urdhëroi që ato dokumente pres të sigurohen për seancën e ardhshme. Sllagjani sot ka marrë pjesë në pyetjen e dëshmitarëve, mendoj se ka kontribuar dukshëm në zbardhjen e së vërtetës në lidhje me disa veprime hetimore që janë kryer më herët”, tha Vasiq.
Ai tha se mbrojtja, por edhe familja e Sllagjan Trajkoviqit, presin që në një procedurë efikase shumë shpejt të vërtetohet se akuzat janë të pabaza.
Avokatja Jelena Krivokapiq, gjithashtu një prej avokatëve mbrojtës të Sllagjan Trajkoviqit, theksoi se mbrojtja më 14 mars do të vijojë me marrjen në pyetje të dëshmitarëve.
“Ne si avokatë mbrojtës tashmë kemi detyrimin që të shqyrtojmë dhe t'i bëjmë pyetje njërit prej dëshmitarëve që sot është marrë në pyetje nga prokuroria. Do të ketë shumë pyetje për të, vazhdojmë luftën. Sot u pyetën dy dëshmitarë, me faktin se herën e fundit njëri prej tyre është dëgjuar vetëm nga prokuroria, që sot të vazhdojmë të bëjmë pyetje”, tha Krivokapiq.
Në seancën e sotme, si të gjitha të mëparshmet, asistonte dhe familja e Sllagjan Trajkoviqit. Bashkëshortja e tij Suzana theksoi se do të përpiqen që deri në fund të dëshmojnë në pafajësinë e Trajkoviqit.
“Ne ofruam garanci, e cila u refuzua, dhe ende po përpiqemi me këmbëngulje dhe do të përpiqemi deri në fund të dëshmojmë pafajësinë e Sllagjanit. Siç e shikoni, familja prej ditës së parë ka qenë me Sllagjanin. Unë e kam përsëritur një milionë herë, gjyqi mund të bëhet edhe në Shqipëri dhe unë do të shkoj aty me familjen, sepse nuk kemi frikë dhe nuk kemi arsye për të patur frikë, as Sllagjani nuk ka faj, as ne skemi faj dhe kjo duhet të jetë për ta pamje e mjaftueshme” tha Suzana Trajkoviq.
Kjo e fundit theksoi se mbrojtja sërish ofroi garanci me qëllim që Trajkoviq të mbrohet në liri si pasojë e gjendjes shëndetësore.
„Shpresojmë të na lejojnë të paktën të jetë në arrest shtëpie që të mund të kurohet. Ky gjyq mund të zgjasë dhe 20 vite, vetëm ai të vijë në shtëpi dhe të kurohet” ka thënë Trajkoviq.
Sllagjan Trajkoviq u arrestua më 15 dhjetor të vitit 2022 në Mitrovicën e Veriut dhe prej asaj dite ndodhet në paraburgim.
Prokuroria Speciale e Kosovës kundër të pandehurit Sllagjan Trajkoviq ka ngritur akuzën e krimeve të luftës ndaj popullsisë civile në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 1999 në fshatin Reznik të Komunës së Vuçiternës tek fshatrat përreth.
0 komentet