Fshatarët e Drenit: Duhet t'i rezistojmë grabitjes së tokës

Sastanak u Leposaviću povodom eksproprijacije zemljišta
Burim: Srpska lista

Për shkak të vendimit të Prishtinës për shpronësimin e mbi 80 hektarëve të dy zonave kadastrale – në fshatrat Dren dhe Leshak, në pronësi private, sociale dhe komunale, sot është mbajtur takimi mes banorëve të fshatit dhe përfaqësuesve të Listës Serbe.

Pas takimit u ra dakord që të angazhohet një ekip ligjor që do të parashtrojë ankesë kundër këtij vendimi të paligjshëm me të cilin po grabit toka serbe me dhunë ligjore dhe se për gjithçka do të njoftojë Zyrën e BE-së në Prishtinë, UNMIK-un, OSBE-në, KFOR-in dhe përfaqësuesit e Quintës.

Radomir Jovanoviq nga fshati Dren tregon se janë të kënaqur me vendimin e Zoran Todiqit dhe Igor Simiqit.

“Po ma marrin tokën e babait dhe gjyshit. Unë jetoj këtu me vëllezërit dhe familjet, duhet të qëndrojmë këtu. Duhet të rezistojmë, terrori është terror. Jemi të kënaqur me vendimin e presidentit dhe zotit Simiq, qëndrojmë pranë vendimin e tij”, tha Jovanoviq.

Dragica Bishevac thotë se ka ardhur me motrën për të mbrojtur pronën e saj, sepse nuk ka vëllezër.

"Erdha me motrën time për të mbrojtur pronën time. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Vendimi i gjykatës nuk është i drejtë, njerëzit jetojnë nga ajo tokë", tha Dragica.

Kujtojmë se në seancën e mbajtur më 16 janar, qeveria e Kosovës vendosi që pronat e paluajtshme në zonat kadastrale Dren dhe Leshak të shpallen me interes të veçantë publik, me qëllim të realizimit të projekteve infrastrukturore.

Në vendim thuhet se një gjë e tillë është e nevojshme për realizimin e “Projekteve infrastrukturore me interes publik”.

Me të njëjtin vendim, Departamenti për Shpronësim në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është urdhëruar që të fillojë procedurat e shpronësimit të patundshmërive në përputhje me Ligjin për Shpronësim, në koordinim me ministritë përkatëse.

Në pikën e tretë thuhet se obligohen Drejtoria për shpronësime dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për zbatimin e këtij vendimi.