Petkoviq: Kurti përsëri po shkakton kriza, e informova Llajçakun për grabitjen e tokës serbe në Leposaviq

Petar Petković
Burim: Prt. Scr.

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me lëvizje të njëanshme në dëm të popullit serb, përsëri shkakton kriza.

Këtë Petkoviq e ka theksuar në llogainë e tij në Twitter se e informoi bashkësinë ndërkombëtare për vendimin e Prishtinës me të cilin po grabitet tokën serbe në Leposaviq.

“E kam njoftuar Mirosllav Llajçakun dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë për vendimin e Prishtinës me të cilin grabit tokën serbe në Leposaviq. Ne e dimë shumë mire që herën e fundit shpronësimi çoi në ndërtimin e bazave të paligjshme. Kurti përsëri po shkakton kriza me lëvizje të njëanshme në dëm të popullit serb”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviç shtoi se pret një reagim nga BE.