Cili është sekreti i Kurtit? Përse atij nuk mund t’i bëjë dot asgjë as SHBA dhe as opozita?

Aljbin Kurti
Burim: Kosovo Online

Urrejtja dhe armiqësia ndaj sërbëve dhe gjithçkaje që ka ogur sërb, mes shqiptarëve në Kosovë, fatkeqësisht mirëmbahet me kujdes. Ashtu si dikur tek njerëzit e parë ku nëpër shpella mbahej zjarr, ashtu edhe në Prishtinë dikush hedh ndonjë degë urrejtjeje në prush fill pasi flakët treten.

Aljbin Kurti në këtë kuptim, tregon kujdes të veçantë. Kryeministri kosovar jo vetëm që është rrojtar i zellshëm i flakës, por arrin edhe t’a përcëllojë aq shumë, saqë “zjarrfikësit” nga Brukseli dhe Uashingtoni duhet të jenë në detyrë 24 orë në ditë.

E ndërsa pret që Borelli dhe Eskobari sërish të humbin koncentrimin dhe të shikojnë larg, Kurti nuk humb kohë.

“Sërbët në Kosovë jetojnë shumë më mirë se sërbët në Sërbi”, është fjalia që ai përdori për të speguar më së miri thelbin e problemit në marrëdhëniet sërbo-shqiptare për gazetën kroate Veçernji ditë më parë.

Në diskutim janë botët paralele, pas betejës së gjatë, këtë e kuptoi Mirosllav Llajçak.

Përfaqësuesin Special të BE e vurëm re të shqetësuar dhe të vrenjtur, gjatë turneut të fundit Prishtinë-Beograd. As hija e këtij njeriu dikur proverbial optimist, që beson në zgjidhjet dhe marrëveshjet e shpejta.

Njëkohësisht gjërat po shkojnë mirë në universin e Kurtit.

“Sa i përket sundimit të ligjit, lirisë së medias, të drejtave të njeriut dhe luftës kundër korrupsionit, Kosova është e para në Ballkanin Perëndimor”, çertifikoi publikun lideri shqiptar.

Disa atë e besojnë.

Sipas pretendimeve të analistëve në Prishtinë, mes shqiptarëve në Kosovë, mbështetja për Kurtin qëndron stabile, madje më shumë se gjysma e shumicës. Me sa duket zgjedhësit shqiptarë duan të dëgjojnë ato çfarë u thotë kryeministri. E sidomos tek ta godet kur fyen sërbët, Sërbinë dhe Vuçiqin.

“Kemi blerë bajraktarë,(dronë) dyfishuam buxhetin e ushtrisë dhe shtuam numrin e ushtarëve. Në kufi janë bazat e ushtrisë sërbe, ndaj jemi shumë të kujdesshëm”, sqaron Kurti, duke marrë përqindje tjetër me kërcënimet e luftës, sepse nuk mund t'i shesë më lëvdata për sukseset në ekonomi askujt, madje as Vjosa Osmanit.

Më kot Haradinaj, Krasniqi dhe Abdixhiku me nervozizëm i përgjigjen telefonit të ambasadës amerikane, duke thirrur takime urgjente. Kurti e di sekretin. Ka bërë gati kasollen plot me këto trungje që ndizen lehtë qysh në fillim të këtij teksti dhe nuk shqetësohet.

Ndaj dhe shkaku i përleshjes në parlament ishte kriza e parë e rëndë e qeverisë së Kurtit. E vetmja gjë që mund t’a kërcënojë, është që njerëzit e tij të pushojnë së besuari se sërbët janë vërtet fajtorë për gjithçka.

Shkruar nga Millosh Gariq, redaktor i portalit Kosovo onlajn