Les: Vendimi për tërheqjen e Policisë Kosovare, koncension ngurrues për të kënaqur SHBA dhe BE
Bashkëpunëtori i Qendrës për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit, Timoti Les, ka thënë se vendimi qeverisë prishtinase për tërheqjen në masën 25% të forcave policore kosovare prej komunave me shumicë sërbe në veri, është koncesion ngurrues ndaj bashkësisë ndërkombëtare raporton Blic.
Les theksoi se për këtë flet edhe fakti që Prishtina tërhoqi vetëm një numër minimal policësh për të kënaqur SHBA dhe BE.
Ai tha se koncesionet e fundit nga qeveria në Prishtinë janë veçse përgjigje ndaj sanksioneve ndërkombëtare që janë të dhimbshme për Prishtinën dhe për kryeministrin Albin Kurti i cili sipas tij, është i prekshëm nga sulmet e opozitës politike.
Kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut, Les për Tanjug ka vlerësuar se lëvizjet e fundit të Kurtit sugjerojnë se ka shans të arsyeshëm për rifillimin e negociatave, por që kjo nuk do të thotë automatikisht progres në pikën kyçe të problemit, krijimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe.
"Me shumë mundësi që presioni i sanksioneve do t’a detyrojë të bëjë tjetër koncension ngurrues. Megjithatë, e dimë se Kurti është kundër dhënies së autonomisë sërbëve, që do të thotë se egzistojnë shance të mëdha që ngjarjet thjesht të kthehen aty ku kanë qenë para disa javësh, pra në ngërç negociatash dhe armëpushim të brishtë në terren që nuk do t'i mbijetojë provokimit të ardhshëm” vlerësoi Les.
0 komentet