Policia Kosovare vazhdon luftën e UÇK: Mos ndoshta Kurti me këtë deklaratë bëri të ditur terror të ri ndaj sërbëve?
Mesazhi i Albin Kurtit se Policia Kosovare është pasuese e "luftës së UÇK ndaj okupatorit sërb", bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn e shikojnë si një tjetër konfirmim për arsytimin e kërkesave të sërbëve në veri të Kosovës që forcat speciale të tërhiqen prej andej dhe si një lloj njohjeje se qëllimi kryesor i Kurtit është që ndaj popullit sërb të zbatojë politikën e torturës dhe persekutimit.
Avokati Goran Petronijeviq dhe komentatori i sigurisë Darko Obradoviq theksojnë se pranimi i Kurtit se UÇK, organizatë që SHBA e konsideronte terroriste, është thellësisht e “thurur” në idenë dhe misionin e vet në strukturat që duhet të kujdesen për sigurinë e të gjithëve në Kosovë.
Kurti dje ka theksuar se UÇK e shikon si pararendëse e Policisë së tashme Kosovare por Departamenti i Shtetit në nëntor të vitit 1997 e vendosi në listën e organizatave terroriste dhe këtë status e ka patur deri në verën e vitit 1998.
Siç spegon komentatori i sigurisë Darko Obradoviq, UÇK para disa muajve para bombardimit të Sërbisë, mori statusin e palës në konflikt, “dora e zgjatur” e saj, Ushtria Kombëtare Shqiptare, është renditur në urdhrin për ruajtjen e sigurisë në Ballkan, të nënshkruar. nga presidenti amerikan Xhorxh Bush (numër 452 dhe me numrin e shpalljes 13219 të 26 qershorit 2001), ku thuhet se ekstremizmi etnik shqiptar, është kërcënim për Sërbinë, Maqedoninë dhe Kosovën.
Për drejtorin e Zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq, nuk ka dyshim se deklarata e Kurtit për Policinë Kosovare si pasardhëse e UÇK, është njohje e politikës militante të Prishtinës madje edhe ata që kërkonin të mbyllnin sytë para terrorit që po ndërmerret ndaj sërbëve, tashmë nuk mund t’a bëjë më këtë.
“Dhe me të vërtetë, policia e Kurtit në veri të Kosovës e Metohisë përdori të njëjtat metoda të dhunës dhe frikësimit që u përdorn nga UÇK terroriste, sepse në shënjestër të terrorit të saj gjatë javëve të shkuara, janë gjendur të gjithë-që nga fëmijët e deri tek të moshuarit, ndërsa njerëzit rrëmbehen, sulmohen me armë automatike mbi civilë të pa-armatosur, një komb i tërë përmes metodave fashiste të pa-maskuara, po i mohohet e drejta për të egzistuar” theksoi Petkoviq.
Ky i fundit ka thënë se duke e identifikuar Policinë Kosovare me një organizatë siç është UÇK, Kurti ka hapur plotësisht kartat dhe pranuar se cili është qëllimi i tij-terrori dhe shfarosja e sërbëve.
Darko Obradoviq thotë se nuk ka dyshim se Albin Kurti po tenton të institucionalizojë ekstremizmin dhe ekskluzivitetin politik.
“Kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga lufta e megjithatë Kurti dëshiron të kthehet në gjendjen e konfliktit të vazhdueshëm. Këtë deklaratë luftënxitëse, Kurti e përcolli direkt dhe se pret që detyrat e policisë kosovare, të fokusohen në dimensionin ideologjik apo politik e jo në atë të sigurisë. Të tillë shembuj janë mjaft të njohur nga historia, kur u formua policia politike e Gestapos” thotë Obradoviq.
Deklarata se policia kosovare është vazhdimësi e traditës së UÇK, thekson bashkëbiseduesi ynë, është mesazh i qartë për sërbët se nuk kanë çfarë të kërkojnë nën këtë uniformë dhe se veprimet janë shumë të menaxhuara dhe të kryera etnikisht.
“Ndoshta duhet të kujtojmë se UÇK u vendos në listën e organizatave terroriste nga SHBA në vitin 1997 dhe në vitin 1998 i’u dha statusi i guerrilasit. Referimi i UÇK çerek shekulli më vonë, është në kundërshtim të madh me Kushtetutën e Kosovës, e cila përcakton se policia duhet të jetë multietnike. Kjo është “manovra ekstremiste e Kurtit që synon të largojë sërbët nga pozitat e tyre të garantuara në polici, me të cilën ai u dërgon mesazh të gjithëve se policia kosovare e pasuar me forcat e sigurisë, janë në funksion të politikës së tij ekstremiste, dhe jo konform multietnike” thotë Obradoviq.
Ai paralajmëron se deklarata e Kurtit është ftesë për aktivitete më brutale.
“Frikësohem se kur Kurti të largohet nga pushteti, do të duhet të ketë një spastrim në radhët e Policisë Kosovare e cila është zhytur thellë në ekstremizëm”thotë ai.
Avokati Goran Petronijeviq thotë për Kosova Onlajn se deklarata e Kurtit se Policia Kosovare është vazhdimësi e UÇK, është historikisht e shfrytëzueshme sepse konfirmon atë që Sërbia ka treguar qysh në fillimet e formimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilat, thekson ai, nuk mundën të rriteshin në polici e ushtri dhe në këtë mënyrë dëshmohet sot në një lloj njësie speciale.
"Sërbia paralajmëroi se skeleti i këtyre forcave të sigurisë të krijuara nga Kosova, përbëhet nga UÇK. Kështu është edhe sot dhe deklarata e Kurtit e konfirmon këtë. Këtë e kemi pretenduar më herët, tashmë është vërtetuar si e saktë. Ne nga kjo kam frikë se nuk do të kemi ndonjë përfitim të madh, veçse kënaqësisë morale”, vëren Petronijeviq.
Ky i fundit thekson se Kurti ka thënë të vërtetën e pastër se Policia Kosovare është krijuar prej UÇK-së.
“Gjëja tjetër është se cilat janë motivet dhe përse e tha këtë. A mos ndoshta tani përmes kësaj mënyre të përfitojë favorin e të gjithë policisë, nëse ndjeu se po e humbte mbështetjen tek këto struktura edhe tek veteranët? Me shumë mundësi në këtë mënyrë luan edhe me këto karta sepse atij i ka munguar përherë bekgraundi i luftëtarit të UÇK-së, ishte komisar politik, pa luftuar. Asnjëherë nuk kishte respekt të veçantë për veteranët e UÇK-së, përherë i ka munguar kjo. Tek ai pothuajse i krijonte kompleks" thotë Petronijeviq.
Ky i fundit beson se sidomos në ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, Kurti e ka parë rëndësinë e forcave policore, por edhe ka kuptuar se ndoshta nuk e kontrollon plotësisht një pjesë të mirë të saj.
“Tani është shumë më e qartë se nga ka ardhur një shkallë e tillë terrori ndaj sërbëve, veçanërisht në veri dhe brutaliteti gjatë arrestimeve. Nuk e besoj që një djalosh shqiptar i cili është i shkolluar të mos ketë paragjykime të kësaj periudhe, që nuk i kujton këto gjëra në këtë mënyrë, nuk e ka këtë ngarkesë negative, mund të bëjë ndonjë shkelje të ligjit, të tepruar, përdorimin e forcës, keqtrajtimin e civilëve. Këtë e bëjnë pikërisht ata që kanë qenë dhe kanë mbetur-luftëtarë kundër, siç thotë Kurti, okupatorit sërb”, thekson avokati.
Dhe Petronijeviq kujton se dikur SHBA e shpalli UÇK organizatë terroriste.
"Tani Kurti në fakt e pranon se policia kosovare ka elementë të organizatës terroriste. SHBA e shpallën UÇK organizatë terroriste por shumë shpejt pas kësaj, e hoqën nga lista dhe i shpallën luftëtarë për liri" vëren ai.
Petronijeviq shton se Kurti në njëfarë mënyre, duke deklaruar se Policia Kosovare është vazhdimësi e UÇK, e cila është shpallur organizatë terroriste, në fakt ka pranuar se Beogradi do të kishte çdo të drejtë t'i shpallte forcat kosovare si terroriste gjë që ishte dhe kërkesë e Listës Sërbe fill pasi Prishtina shpalli “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” si organizata terroriste.
0 komentet