Ballkani i Hapur do t’i bëjë shtetet e rajonit kompakte dhe partnere të besueshme me BE
Ballkani i Hapur është produkt vendor dhe pikërisht për këtë është më shumë i kritikuar sesa ndonjë proces tjetër i servirur nga të huajt jashtë rajonit.
Ajo çfarë është patjetër pozitive është se kjo iniciativë e cila momentalisht numëron tre shtete Sërbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka arritur me sukses të shembë stereotipe mes këtyre shteteve dhe përmirësojë marrëdhëniet bilaterale mes tyre, por edhe shkëmbimet ekonomike dhe pikërisht për këtë, të tilla iniciativa duhen mbështetur.
Megjithatë ajo çfarë është fakt i dukshëm është se ne ende nuk kemi nga pikëpamja e profesionit, ekonomistë dhe ekspertë të tjerë socio-ekonomik, se çfarë përfaqëson dhe do të thotë "Ballkani i Hapur" për vendin e ri anëtar dhe pikërisht për këtë arsye, duhet të punohet për bërjen e një analize të thellë e cila do të përfshinte si ekonomistë, ashtu edhe ekipe nga të gjitha qeveritë e shteteve anëtare dhe segmente të tjera të shoqërisë, me qëllim kristalizimin e vetë idesë së “Ballkanit të Hapur”, si përgjigja më e mirë e ofruar për pyetjet që janë ende të hapura nga ato subjekte që janë dyshuese rreth anëtarësimit.
Megjithatë nëse e lëmë veçmas të gjithë këtë analizë profesionale të “Ballkanit të Hapur”, vijmë sërish tek vetë faktori politik, i cili, pavarësisht nga të gjitha analizat dhe udhëzimet e ekspertëve, me shumë gjasa do të gjejë arsye të reja për të kundërshtuar anëtarësimin e vendeve të rajonit.
Ndaj besoj se duhet ndryshim i paradigmës politike, forcimi i bashkëpunimit dhe besimit në mënyrë që projektet si “Ballkani i Hapur” të realizohen plotësisht dhe njëherë e mirë pretendimet se këto janë projekte të shteteve të caktuara, në radhë të parë Republika e Sërbisë dhe Shqipërisë ku kanë ende pretendime territoriale ku gjërat i emërojnë me emrin e saktë siç është “Ballkani i Hapur”, përmirësoi marrëdhëniet brenda tre vendeve anëtare dhe la veçmas gjithçka që rëndonte marrëdhëniet mes tyre në të kaluarën.
Dhe kjo është diçka falenderuese ku mesa shohim asnjë nga ato vende nuk e ka humbur sovranitetin apo integritetin e tyre territorial.
Prandaj, të gjitha pretendimet politike që bazohen në parime të tilla dhe që vënë në pikëpyetje ekzistencën e kufijve të shteteve anëtare të "Ballkanit të Hapur" në të ardhmen, nuk kanë ndonjë bazë serioze apo të mirëargumentuar, ndaj shpresoj se periudha që kemi para, do të sjellë mundësi për të zgjeruar projektin e „Ballkanit të Hapur”, si një nismë e brendshme rajonale që synon të lidhë të gjitha vendet e rajonit në një hapësirë të fortë ekonomike rajonale, për të lehtësuar lëvizjen e mallrave dhe njerëzve brenda rajonit dhe në një mënyrë të tillë për t'u bërë një partner më kompakt dhe më i besueshëm ndaj Bashkimit Evropian, duke patur parasysh se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në procesin e anëtarësimit në BE.
Shkruar nga Haris Plakalo, sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Europiane në Bosnjë-Hercegovinë
0 komentet