Vuçeviq: Rreziku më i madh për sigurinë është situata në veri të Kosovës e Metohisë

Vučević
Burim: Kosovo Online

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë sot se rreziku më i madh për sigurinë është situata në veri të Kosovës dhe ka treguar se janë vërejtur aktivitetet infrastrukturore të policisë së Kosovës, përkatësisht pozicionimi i tyre të mëtejshëm, që nuk është një shenjë e mirë.

“Për momentin ka pasur një qetësi sa i përket përshkallëzimit që kërcënonte, por gjithçka që ndodh në krahinën jugore duhet të monitorohet me kujdes, që përfshin edhe punimet e reja infrastrukturore në konceptin e policisë së Kosovës, pra si e quajnë ata, si dhe forcat e sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimi i tyre bilateral me pjesëtarët e KFOR-it”, ka theksuar Vuçeviq në një deklaratë për gazetarët pas prezantimit të analizës së gjendjes dhe kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Ai ka nënvizuar se Serbia është qartësisht kundër transformimit të forcave të sigurisë së Kosovës në forca të armatosura të Kosovës sepse, sipas tij, kjo do të çonte në krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Ai shtoi se ka vende që janë të përfshira në atë proces.

“Kjo përfaqëson një rrezik dhe një risku sigurie për vendin tonë dhe në bazë të kësaj ne vlerësojmë situatën, marrim vendime dhe bëjmë lëvizje që nuk janë gjithmonë për publikun e gjerë. Është sfidë e klasit të parë, por shpresojmë që kjo çështje do të rikthehet në tryezën e bisedimeve, por jo për çështjen e Ushtrisë së Serbisë apo strukturave të sigurisë. Por, nuk do të biem në gjumë, do të ndjekim se çfarë po ndodh në fushë dhe nuk do të dalim nga vijat tona të kuqe”, ka theksuar Vuçeviq.

I pyetur nëse është e vërtetë që Prishtina po përdor qetësimin e tensioneve për të ndërtuar baza të reja, ai tha se janë vërejtur aktivitetet e policisë së Kosovës në zonën e katër komunave në veri.

“Aktivitetet e tyre infrastrukturore janë vërejtur, gjegjësisht pozicionimi i tyre i mëtutjeshëm, që nuk është shenjë e mirë. Do të thoja se po na largon nga procesi i dialogut. Ne vazhdimisht i bëjmë thirrje KFOR-it dhe EULEX-it që të marrin përsipër atë që është në mandatin e tyre, të garantojnë siguri për të gjithë qytetarët në Kosovë e Metohi, veçanërisht për komunitetet pakicë. Nuk mendojmë se administrata e Prishtinës do të ndryshojë konceptin e saj, nuk ka relaksim të madh për ne për sa i përket strukturave të sigurisë", tha ai.