Petkoviq: Edhe pas vdekjes së tij, Kurti paturpësisht e quajti Olliver Ivanoviqin kriminel dhe kriminel lufte
Burim: Printscreen, Pink
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit me rastin e pesëvjetorit të vrasjes së Olliver Ivanoviqit, duke thënë se “personi i fundit që sot ka të drejtë ta përgojojë Olliver Ivanoviqin është Albin Kurti, i cili edhe pas vdekjes e quajti paturpësisht kriminel dhe kriminel lufte në TV N1”.
Petkoviq ka shkruar në Twitter se “Kurti tani po përpiqet të përdorë Olliverin për të sulmuar shtetin e Serbisë dhe serbët në Kosovë e Metohi”.
"I paturpshëm dhe çnjerëzor. Në janar 2016, Ivanoviq u dënua me nëntë vjet burg për një krim lufte të kryer në prill të vitit 1999, megjithëse 81 dëshmitarët e dëgjuar gjatë gjykimit nuk e lidhën atë drejtpërdrejt me krimin e akuzuar. Ne nuk e kemi harruar dhe as nuk do ta harrojmë se si Olliveri i pafajshëm u mbajt në kazamatin e Prishtinës për 3.5 vjet! Dëshmitarët më të mirë për këtë janë familjarët dhe bashkëluftëtarët e partisë, të cilët e dinë mirë se kush e ka përkrahur Olliverin gjatë gjithë kohës”, tha Petkoviq.
0 komentet