Mickoski: Sërbia është një prej partnerëve më të rëndësishëm ekonomikë i Maqedonisë së Veriut

Hristijan Mickoski
Burim: Facebook

Për të ardhmen tonë dhe jetën e qytetarëve tanë, duhet të punojmë në ndërtimin e paqes këtu dhe në këtë mënyrë kontribuojmë për paqen në Europë. Shancin e vetëm e ofron Maqedonia e Veriut, Sërbia dhe Shqipëria në këtë krize dhe të tregojmë se kemi mësuar nga leksionet e të kaluarës dhe me këtë rast të ndërtojmë të ardhmen e mirë të përbashkët, ka thënë kryetari i partisë VMRO-DPMNE Kristian Mickoski në një bisedë për “Politikën”.

Mickoski tha se në çështjen e marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ka hapësirë për përparim sidomos në fushën e infrastrukturës, energjitikës dhe ekonomisë në përgjithësi.

“Ndërtimi sa më i mirë i rrugëve dhe shinave mes vendeve tona si dhe me gazin çka do të garantojë ndërlidhjen energjitike, është kusht për mirëqënie të qytetarëve të Sërbisë dhe Maqedonisë. Vendet tona kanë marrëdhënie tradicionale ekonomike të mira mes tyre, Sërbia është një prej partnerëve më të rëndësishëm ekonomik“ ka theksuar Mickoski.

I pyetur për të komentuar ndryshimet e mëdha në rendin botëror dhe vlerësuar shanset e vendeve të vogla, si Maqedonia e Veriut dhe Sërbia, të cilat së bashku me Shqipërinë i përkasin nismës “Ballkani i Hapur”, Mickoski tha se është e rëndësishme të mbështeten proceset strategjike. që do të siguronin paqen.

“Maqedonia ashtu si Sërbia dhe Shqipëria, nuk janë fuqi vendimarrëse në këtë proces. Ato duhet të jenë mjaft të kujdesshme dhe të përfaqësojnë interesat e tyre të cilat janë mjaft relevante në këtë rajon. Kjo kohë e vështirë për Europën e Botën kërkon shumë mençuri, gjakftohtësi dhe deklarata të kujdesshme. Ne këtej nga vendet tona, e dimë mirë se çfarë domethënie kanë përhapjet e konflikteve dhe pasojat që ato lënë pas. Jemi vende te vogla të cilat nuk varen shumë procese globale, por vendimet që merren prej politikanëve në këto procese me peshë të madhe, ndikojnë në jetën e qytetarëve tanë. Për jetën e tyre dhe të ardhmes sonë, na duhet të punojmë në ndërtimin e paqes së këtushme dhe të kontribuojmë për paqen në Europë. Shansi i vetëm që i ofrohet Maqedonisë, Sërbisë dhe Shqipërisë në këtë krizë, është të tregojmë se kemi mësuar leksionet e të kaluarës dhe të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët” thekson Mickoski.

Pyetjes sesi e shikon zhvillimin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor dhe të Maqedonisë, Mickoski tha se eurointegrimi i çdo vendi, nuk duhet të kushtëzohen me kritere subjektive politike.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me një sfidë serioze për të arritur kriteret e Kopenhagenit, ndonëse jam i bindur se në këtë fazë, janë shumë më të përgatitura se vendet e tjera që më parë janë anëtarësuar në BE. Ne kemi një sfidë serioze përpara: ballafaqimi me luftën kundër krimit të organizuar, sundimit të ligjit, çështjet ekonomike dhe sociale që do të na afrojnë me vlerat evropiane. Kjo është detyra jonë e shtëpisë mbi të cilën ne drejtuam kapacitetet dhe energjitë tona“ ka thënë Mickoski.