Ambasadorët e Pesëshes dhe BE: Qeveria urgjentisht të zbatojë vendimin për kthimin e truallit Manastirit të Deçanit
Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian në Prishtinë, përmes një deklaratë të përbashkët, i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës që urgjentisht të zbatojë rregjistrimin ligjor të truallit të Manastirit të Deçanit.
Këtë thirrje drejtuar qeverisë së Kosovës, ata e kanë bërë publike me rastin e shtatë vjetorit të vendimit nga Gjykata Kushtetuese për truallin e manastirit.
"Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit më shumë se 1 hektarë truall. Pavarësisht këtij vendimi ligjor dhe kërkesave të mëvonshme, shtatë vite më vonë vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Më tej theksohet se egziston unitet në mbështetjen e së ardhmes demokratike dhe europiane të Kosovës.
“Zbatimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit, janë detyrime për të gjitha qeveritë e zgjedhura demokratikisht dhe parakushte të nevojshme për integrimin e Kosovës në institucionet europiane dhe euroatlantike, përfshirë progresin e mëtejshëm në lidhje me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës. Vonesa e mëtejshme është veçse pengesë për këtë përparim” kanë thënë ambasadorët.
komentet