Ambasadori i Sërbisë në Zvicër: Këndvështrimi se sërbët janë të këqinj dhe shqiptarët të mirë, është i gabuar dhe i rrezikshëm

Goran Bradić.jpg
Burim: mfa.gov.rs

Ambasadori i Sërbisë në Bernë Goran Bradiq, ka thënë se mediat zviceriane kur raportojnë rreth situatës në Kosovë, përdorin stereotip të rrezikshëm dhe të gabuar për sërbët e këqinj dhe shqiptarët e pafajshëm duke thënë se ky këndësvhtrim nuk mund të shfaqet dhe të jetë "bardh e zi", transmeton gazeta "20 minuta".

Bradiq i pyetur nga kjo gazetë nëse pajtohet me disa vlerësime se mediat shpeshherë raportojnë për Kosovën njëanshmërisht dhe në favor të shqiptarëve, ai tha sesi diplomat dhe ish-gazetar, do të vlerësonte se mediat zvicerane, për fat të keq, përdorin stereotipin e gabuar dhe të rrezikshëm-sërbë të këqij dhe shqiptarë të pafajshëm.

"Sërbia dhe udhëheqja e saj akuzohen padrejtësisht për nacionalizëm dhe tentativa për destabilitet apo si dorë e zgjatur e Moskës. Ngado spekulime të shpërndara, duke përdorur fotografi, pamje apo deklarata të njerëzve të cilët nuk konfirmohet vërtetësia. Nuk egziston një këndvështrim “bardh e zi”, veçse mjegullnajë", ka thënë ambasadori i Sërbisë.

Ky i fundit ka thënë se për shkak të një sërë masave të ndërmarra nga autoritetet e Prishtinës, në kundërshtim me interesat e sërbëve, si dhe marrëveshjeve të dakordësuara më herët, në Kosovë janë shfaqur tensione ditët e fundit. Ai ka speguar se bëhet fjalë për mosmarrëveshjen rreth targave, njohjen e letërnjoftimeve sërbe, mjaft arrestime të pajustifikuara ndaj sërbëve me emër dhe përhapjen e frikës dhe bullizmit institucional.

I pyetur nëse është në horizont de-përshkallëzimi në Kosovë, Bradiq tha se natën mes të mërkurës dhe të enjtes është dakordësuar heqja e barrikadave që sipas tij është lajm pozitiv.

"Barrikadat kanë qenë rezultat i pakënaqësisë së thellë disa vjeçare të sërbëve, pasi statusi i Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë, nuk është zgjidhur, madje as marrëveshjet e nënshkruara nuk janë respektuar", ka theksuar ambasadori.

Pyetjes së përse Sërbia nuk e njeh Kosovën, ai u përgjigj se Sërbia nuk mundet dhe nuk dëshiron të njohë shkëputjen e njëanshme të Kosovës në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

"Kosova dhe Metohia sipas Kushtetutës së Sërbisë, aktit të OKB dhe Rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1244, është një prej dy krahinave autonome brenda Sërbisë. Cili vend në botë sot do falte territorin e vet?", ka pyetur Bradiq duke kujtuar se më shumë se 110 vende nga gjithsej 193 anëtare të OKB, nuk e kanë pranuar Kosovën si shtet.

Nga konstatimi se mbi të gjitha minoriteti sërb jeton në veri të Kosovës dhe pyetjes sesi janë ata, Bradiq i’u përgjigj se sërbët jetojnë në një territor kompakt, nën presionin e vazhdueshëm të autoriteteve të Prishtinës. Ai po ashtu ka theksuar se sërbët që jetojnë në pjesën qëndrore dhe jugore të Kosovës janë në një situatë edhe më të vështirë.

“Këta njerëz jetojnë në të ashtuquajturat enklava edhe pse termi geto, do të ishte më i përshtatshëm”, ka thënë Bradiq.

Ai gjithashtu theksoi se më shumë se 220,000 sërbë dhe joshqiptarë janë dëbuar nga Kosova qysh prej 1999-ës.

Gjithashtu ai shtoi se më shumë se 80,000 shtëpi, apartamente dhe toka që u përkasin sërbëve u tjetërsuan ose u grabitën ilegalisht, më shumë se 150 kisha dhe manastire sërbe u shkatërruan dhe dhjetëra varreza ortodokse u përdhosën, kështu që edhe sërbët e vdekur nuk mund të kenë paqe.

“Qindra fshatra dhe qytete u pastruan nga ekstremistët shqiptarë”, tha ambasadori.

I pyetur se çfarë të ardhme dëshiron për Kosovën, Bradiq tha se u dëshiron të gjithë qytetarëve të Ballkanit bashkëjetesë paqësore, pajtim, paqe dhe stabilitet dhe një të ardhme më të mirë, si dhe më shumë vende pune.

Dëshiroj t’u uroj qytetarëve të Kosovës jetë ashtu sikurse e përjetojnë shumica e qytetarëve në Zvicër dhe në vendet e tjera të Evropës”, ​​ka përfunduar ambasadori Bradiq.