Brnabiq: Nuk besoj se ky është fundi i provokimeve të Kurtit
Burim: RTV/Vlada Republike Srbije
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se nuk beson që provokimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kanë përfunduar, por shpreson se bashkësia ndërkombëtare do të ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
"Për fat të keq, besoj se ky nuk është fundi i provokimeve të Kurtit, por shpresoj dhe besoj se bashkësia ndërkombëtare do të sigurojë që të respektohen marrëveshjet e arritura në 24 orët e fundit për të ruajtur këtë moment paqeje dhe stabiliteti dhe për t'u kthyer në përmbushjen e Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Brnabq në Twitter.
Pas takimit të mbrëmshëm me Shtabin e Krizave nga barrikadat, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se serbët e kanë pranuar propozimin e tij për të hequr barrikadat sot, por që nuk i besojnë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe në rast të arrestimeve dhe persekutimeve të vazhdueshme do të vendosin barrikada që nuk do të hiqen më.
komentet