Ambasadorja e SHBA në KB: Marrëveshja e Ohrit historike, ju ftojmë t’a vini në jetë sa më shpejt
Përfaqësuesja e SHBA në Kombet e Bashkuara, ambasadorja Linda Tomas-Grinfild e cila në Nju Jork ka biseduar me ministrin e punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq, ka theksuar se është e rëndësishme që Sërbia dhe Kosova të kenë qasje të shpejtë për zbatimin e detyrimeve që rjedhin nga marrëveshja e Ohrit dhe për këtë, kanë mbështetjen e SHBA.
Siç bëhet e ditur në deklaratën e Misionit të SHBA pranë Kombeve të Bashkuara, ambasadorja ka përgëzuar Daçiqin për "marrëveshjen historike obliguese për normalizimin e cila u nënshkrua prej Sërbisë dhe Kosovës".
"Ambasadorja Tomas-Grinfild ka theksuar se është e rëndësishme që të dy palët të vënë në jetë me shpejtësi detyrimet që rjedhin nga marrëveshja dhe ka ripërsëritur angazhimin e Shteteve të Bashkuara të mbështesë Sërbinë e Kosovën derisa të ndërtojnë marrëdhënie normale dhe mirëdashëse" thuhet në deklaratën e zëdhënësit të misionit amerikan në KB Nejt Evans.
Në takim Daçiq dhe ambasadorja Tomas-Grinfild kanë biseduar edhe për marrëdhëniet mes Sërbisë dhe SHBA.
"Ambasadorja Tomas-Grinfild ka theksuar rëndësinë e forcimit dhe partneritetit të qëndrueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Sërbisë" bëhet e ditur nga Misioni i SHBA pranë Kombeve të Bashkuara.
0 komentet