Analistët: Rrjedha e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit sërb, është në kundërshtim me Kushtetutën

Skupština Kosova
Burim: Kosovo Online

Analistët në Prishtinë, janë të palëkundur se rrjedha e deritashme e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit sërb, është "skenar i ri i bllokadës së Kuvendit", por dhe në kundërshtim të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe praktikën parlamentare në Kosovë. Ata paralajmërojnë se nëse kjo çështje shkon tek Gjykata Kushtetuese, "egzistojnë pritshmëri të bazuara" që metodë e tillë zgjedhore të shpallet jokushtetuese.

Hulumtuesi në Institutin e Gjyqësorit të Kosovës, Gëzim Shala, thekson se kjo situatë tregon "skenar të ri për bllokadë" të Kuvendit të Kosovës dhe nëse shumica parlamentare voton për nënkryetar Nenad Rashiqin, ky rast “lehtësisht mund të përfundojë para Gjykatës Kushtetuese".

"Në rastin konkret bëhet fjalë për shkelje të Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit, vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe praktikës së deritashme parlamentare. Kjo situatë tashmë tregon se egziston skenar i ri për bllokadë të Kuvendit të Kosovës", tha Shala për Kosova pres.

Spegon se procesi i votimit duhet të "kryhet në paketë", çka do të thotë dhe se zgjedhja e Emilia Rexhepit është në kundërshtim me Kushtetutën.

"Kemi një shkelje të dyfishtë të Kushtetutës. Si në zgjedhjen e zonjës Rexhepi nga komuniteti josërb, ashtu edhe në mohimin e të drejtës së komunitetit sërb të përfaqësohet në Kryesinë e Kuvendit... Nëse rasti shkon para Gjykatës Kushtetuese, bazuar në Kushtetutë dhe praktikën e deritashme parlamentare, egziston pritshmëri e bazuar që ai vendim dhe mënyra e zgjedhjes së nënkryetarit, do të shpallen jokushtetuese nga ana e Gjykatës Kushtetuese", tha Shala.

Dhe avokati Ardian Bajraktari beson për Kosova pres se zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve jo-shumicë "duhet të bëhet në paketë", dhe se propozimi që këtu të jetë Nenad Rashiq, duhet të vijë nga radhët e partive sërbe.

"Tentativa për të devijuar nga praktika e deritashme, është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, veçanërisht vendimin e fundit, sipas të cilit në pikën 156 detyrohen deputetët që sa, jo më vonë se 30 ditë nga publikimi i vendimit, të zgjedhin kryetarin dhe anëtarët e Kryesisë", ka thënë Bajraktari me vendosmëri.

Ky i fundit pohon se tërheqja nga praktika aktuale "është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese", e veçanërisht vendimin e fundit.

"Tentativa e tërheqjes, pra ndryshimi i drejtimit të praktikës së deritashme, është në kundërshtim me gjykimin dhe vetëm për këtë dhe me Kushtetutën. Për më tepër, qëllimi i kujtdo për të propozuar ose zgjedhur dikë që nuk përfaqëson shumicën e komunitetit brenda vendit, sipas bindjes sime, është në kundërshtim me vetë parimet mbi të cilat bazohet vendi ynë dhe funksionon sipas parimeve kushtetuese. Përveç kësaj, këtu është dhe në kundërshtim me vetë Rregulloren e Kuvendit pasi neni 12, paragrafi 6 përcakton qartë se përfaqësuesi, pra anëtar i kryesisë nga radhët, në këtë rast të komunitetit sërb, duhet të propozohet nga shumica e deputetëve që përfaqësojnë atë komunitet", theksoi Bajraktari.