Vuçiq: Do të ketë mjaft probleme me zgjedhjet në Kosovë, Kurti do tentojë të pengojë pjesëmarrjen e Listës Sërbe
Presidenti i Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi mbrëmjen e djeshme (e enjte) se do të ketë shumë probleme me zgjedhjet vendore në Kosovë, ku kryeministri kosovar në mandatin teknik, Albin Kurti, tenton të pengojë Listën Sërbe të marrë pjesë në to dhe të zgjedhë Nenad Rashiqin për nënkryetar të parlamentit, ndonëse do të duhej të zgjidhte Sllavko Simiq si kandidat të Listës Sërbe.
Pyetjes në lidhje me vendimin e KQZ së B&H për të shpallur zgjedhje presidenciale në Republikën Sërbe, por dhe deklaratën e kryetarit të atij organi se "nëse askush nuk del askush në Republikën Sërbe në zgjedhje, zgjedhësit e Federatës do të marrin vendimin", Vuçiq tha se kjo deklaratë është mjaft e rrezikshme, e cila flet se ata po ndërmarrin të njëjtin skenar si në veriun e Kosovës.
"Disa po luajnë pa e kuptuar se kjo nuk është koha të përdorin forcën e dikujt", tha presidenti i Sërbisë i ftuar në Televizionin Pink.
Ai paralajmëroi se do të ketë shumë probleme me zgjedhjet vendore në Kosovë.
“Do të kemi shumë probleme në zgjedhjet në Kosovë e Metohi, ku Kurti pengon që Lista Sërbe të lejohet të marrë pjesë dhe tenton të zgjedhë Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit, ndonënse detyrimi është të zgjidhet Sllavko Simiq i cili është propozimi i Listës Sërbe”, tha Vuçiq.
Ky i fundit theksoi se kjo është diçka që do të duhet të kapërcehet si e si të ruajmë paqen dhe stabilitetin, për të cilën Sërbia do të japë gjithçka nga vetja.
Duke njoftuar vazhdimin e projekteve infrastrukturore në pjesë të ndryshme të vendit, Vuçiq kujtoi se është planifikuar ndërtimi i rrugës nga Kraljeva në Rashkë e deri në Novi Pazar, si dhe deri në Jarinjë.
"Kërkuam prej amerikanëve... Ne jemi të gatshëm të paguajmë plotësisht për veriun e Kosovës, që të shkojë deri në Mitrovicën e Kosovës, ne do ta paguajmë dhe ndërtojmë. Do t’i paguajmë të gjitha paraprakisht, për popullin tonë në veri të Kosovës, që të mund të kenë autostradë deri në Mitrovicën e Veriut", tha Vuçiq duke shtuar se në këtë rast do të duheshin më së shumti tri orë për të shkuar nga Mitrovica deri në Beograd.
Duke folur për rrugën europiane të Sërbisë, konstatoi se është e vështirë t'u spegojë të gjithë qytetarëve se përse rruga europiane është e rëndësishme, sepse shumë duan Rusinë, të udhëhequr nga emocionet.
"Si mund t’a spegoj sesa shumë domethënëse kanë për ne korridoret e gjelbërta në rrugën drejt Europës, sa shumë na ulin kostot. Sa i rëndësiësh është roming, prania në tregun e përbashkët, eksporti i mallrave pa doganë, por dhe që i përkasim një sistemi vlerash në të cilin, pavarësisht se sa shumë prodhojmë kerrefekë politikë, nuk do të ketë diktaturë. Por dhe si mund t'u spegoj atyre që e duan Europën sa e rëndësishme është Rusia për ne, si dhe Kina në rritje", theksoi Vuçiq.
0 komentet