Andriq Rakiq: Më e lehtë të lëvizësh përkujtimoret, sesa të përballesh me tërbimin e “militantëve partiakë” në rrjetet sociale

Milica Andrić Rakić
Burim: Kosovo Online

Menaxherja programore e organizatës joqeveritare Inisiativa e re Shoqërore e Kosovës Milica Andriq Rakiq ka reaguar me rastin e zhvendosjes së përkujtimores së luftëtarëve sërbë të rënë gjatë luftërave prej vitit 1912-1918 në varrezën ortodokse në Prishtinë.

Andriq Rakiq në rrjetin social "X" ka thënë se Prishtina është "balon i hapur" në të cilën diplomatët e huaj po merren me "zhvendosjen e gurëve të përmendoreve në varreza në vend që të përballen me tërbimin e militantëve partiakë në rrjetet sociale”.

"Kaq keq është bërë" ka shtuar Andriq Rakiq.

Ambasada e Francës dhe Gjermanisë në Kosovu deklaruan sot se me iniciativën e tyre zhvendosën pllakën përkujtimore të ushtarëve sërbë të rënë në Luftërat Ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore në varrezën ortodokse ushtarake në Prishtinë, për të vendosur një të re në këtë vend në kujtim të të gjithë luftëtarëve të rënë mes viteve 1912-1918.