Mijaçiq: Zhvendosja e përkujtimores së ushtarëve sërbë, ngjarja më e turpshme e historisë moderne franceze
Koordinatori i Grupit të Punës së Konventës Kombëtare së Bashkimin Europian për kapitullin 35 Dragisha Mijaçiq ka thënë se zhvendosja e pllakës përkujtimore të ushtarëve sërbë të rënë në Luftën e Parë Botërore tek varrezat prishtinase, përbën një nga ngjarjet më të turpshme të historisë moderne franceze.
Mijaçiq në rrjetin social “X” ka thënë se ministrja e punëve të jashtme të Francës Katrin Kolona duhet të reagojë.
Mijaçiq shton se prej vitit 1999 në Prishtinë është shkatërruar çdo përkujtimore sërbe ndërsa shumica e monumenteve sërbe janë shkatërruar në mbarë Kosovën.
“Që të distancohet nga të tilla nekrofobi, Ambasada dhe ambasadori Gero duhet të qartësohen rreth kësaj çështjeje dhe të kthejnë përkujtimoren aty ku e ka vendin” ka theksuar Mijaçiq.
Ndërkohë që në deklaratën e ambasadës së Francës dhe Gjermanisë në Kosovë bëhet e ditur se ka qenë iniciativa e tyre zhvendosja e pllakës përkujtimore e ushtarëve sërbë të rënë në Luftërat Ballkanine dhe në Luftën e Parë Botërore në varrezën ortodokse ushtarake në Prishtinë, pasi në këtë vend u vendos e re në shenjë kujtimi për të gjithë luftëtarët e rënë mes viteve 1912 dhe 1918.
0 komentet