Andriq Rakiq: Refuzimi i peticioneve tregon se procesi që duhet të çojë në zgjedhje të reja në veri po vonohet dhe sabotohet
Menaxherja e programit të organizatës joqeveritare Iniciativa e re shoqrore, Milica Andriq Rakiq, thotë për Kosovo online se, duke gjykuar nga qasja aktuale e institucioneve lokale në veri, do të ketë vështirësi të konsiderueshme në zbatimin e udhëzimeve administrative për inicimin e peticioneve për largim e kryetarëve të komunave, dhe tregon se kryetarët e kuvendeve komunale nuk kanë kompetencë të refuzojnë kërkesat e grupeve të qytetarëve, e as të ndikojnë në mënyrën se si do të formulohen ato.
Për shkak të faktit se kryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin të martën njoftoi se kërkesa e një grupi të qytetarëve për ngritjen e peticionit për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq, është refuzuar, bashkëbiseduesja ynë tregon se padyshim që po bëhet gjithçka për parandalimi i procesit që duhet të çojë në zgjedhje të reja duke zvarritur dhe sabotuar veriun.
“Me sa duket, pas dy ditësh sqarim se çfarë ka ndodhur në institucione, mund të them vetëm se duket se kërkesa nuk është refuzuar në fakt, por është kërkuar një dokument shtesë për të autorizuar kryetarët që të regjistrojnë atë grup nismëtar për peticionin. Në përgjithësi, qasja e institucioneve ndaj këtij problemi tregon se ende do të ketë vështirësi të konsiderueshme në zbatimin e udhëzimit administrativ”, thotë Andriq Rakiq.
Ajo ka kujtuar informacionin e djeshëm nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku thuhet se kanë marrë kërkesë për të konfirmuar nëse iniciatorët janë vërtet të regjistruar në komunën Mitrovicë së Veriut, Leposaviqit dhe Zubin Potokut dhe se janë kërkuar të dhëna shtesë që duhet t'i përcillen nismëtarëve.
“Mund të konstatoj vetëm se kërkesa nuk është refuzuar, por Ugljanin ka përdorur një fjalë që nuk është e përshtatshme për atë që ka ndodhur”. Me sa duket, dhe duke pasur parasysh shpjegimet që kanë marrë nismëtarët, u është thënë se nuk mund të regjistrohen në KQZ, sepse, të paktën në interpretimin tim, mungon një dokument që duhet të shërbente si një lloj autorizimi për kryetarët që ti regjistrojnë ata. Andaj, as sipas Udhëzimit Administrativ dhe as sipas hapave të mëtejshëm që janë bërë, nuk është në kompetencë të kryetarit të kuvendit komunal që ta refuzojë atë kërkesë dhe as të ndikojë se si do të formulohet kërkesa”, tha Andriq Rakiq.
Duke folur për presionet e mundshme ndërkombëtare, veçanërisht pas deklaratës së djeshme të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se pret që Qeveria e Kosovës të zbatojë udhëzimet administrative dhe t'u mundësojë të gjithë qytetarëve të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike, Andriq Rakiq thotë se presionet mund të bëhen për të përshpejtuar procesin.
“Vlerësimi im është se për komunitetin ndërkombëtar, për shkak se ata e kanë sinjalizuar këtë për një kohë të gjatë, peticioni nuk është një opsion i preferuar, kështu që nuk është diçka që ata duan ta shohin, sepse kërkon shumë kohë. Kjo qasje fillestare e institucioneve tregon se mund të vonojë dhe sabotojë në çdo hap. Unë supozoj se presionet e tyre do të shkojnë në drejtim të dorëheqjes sa më të shpejtë të kryetarit, pas nënshkrimit të mundshëm. Unë supozoj se nuk do të rrezikojnë që peticionet potencialisht të dështojnë apo të kenë sukses në disa komuna dhe në të tjera jo dhe se kërkohet hapi i dytë ku duhet të votojnë 50 për qind e qytetarëve. Mendoj se bashkësia ndërkombëtare do të përpiqet t'i shmangë ato skenarë, sepse janë vërtet shumë problematike të kryhen në këtë lloj atmosfere”, tha Andriq Rakiq.
komentet