Uglanin: Kam marrë një kërkesë për të nisur një peticion, do të informoj ministrinë, kryetarin e komunës dhe KQZ
Qytetarët e Mitrovicës së Veriut sot sërish kanë dorëzuar peticion për shkarkimin e kryetarit të asaj komune dhe kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Nexhat Uglanin, ka konfirmuar për Kosovo online se e ka pranuar kërkesën dhe se do t'i përgjigjet brenda afatit ligjor.
Ugljanin tha se sot ka pritur tre anëtarë në sallën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut.
“Kam marrë kërkesë për të filluar një peticion, kanë qenë tre anëtarë dhe i kam marrë në sallën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut. Protokollin e kam zbatuar dhe tani hapat e radhës janë që do të njoftoj ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, kryetarin e komunës dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, tha ai.
Ugljanin shtoi se nesër do ta dërgojë kërkesën në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe do të përgjigjen brenda pesë ditëve.
Kujtojmë se të martën përfaqësues të qytetarëve të veriut të Kosovës kanë tentuar të paraqesin kërkesë për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë, siç parashihet në udhëzimin administrative, por në të katër komunat u penguan ta bëjnë këtë.
0 komentet