Spahiu: Peticioni i qytetarëve për shkarkimin e kryekomunarit rrugë drejt stabilizimit, refuzimi i tij rezultat i paditurisë

Profesori universitar Nexhmedin Spahiu tha për Kosova Onlajn se peticioni i qytetarëve për shkarkimin e kryekomunarëve në të katër komunat në veri të Kosovës, është rruga drejt stabilizimit dhe se refuzimi i kësaj iniciative nga ana e kuvendeve komunale, është shmangie e përgjegjësisë për shkak të paditurisë.
Duke folur rreth iniciativës së të cilëve mëngjesin e sotëm u refuzua në të katër komunat e veriut të Kosovës dhe përgjigjen e zëdhënësit të KQZ Valmir Elezi se ka marrë imejle me peticione, Spahiu thotë se kjo është çështje e ndjeshme politike dhe se punonjësit e tyre në vendet e punës duhej të konsultoheshin me dikë.
“Me shumë mundësi ata kanë qenë të surprizuar me dorrëzimin e firmave pasi nuk e prisnin, nuk kishte sugjerime për mbledhjen e firmave dhe nuk e dinin sesi duhet të veprojnë në të tillë situatë. Pikërisht si pasojë e kësaj çështje të ndjeshme politike dhe ata të cilët nuk dinin pikërisht kompetencat e tyre dhe punën në vendet e tyre të punës ku nuk u përkasin, përherë duhet të konsultohen me dikë që t’u japin përgjigje adekuate” ka thënë Spahiu dhe shtoi se drejtuesit e Kuvendit Komunal janë të detyruar të pranojnë firma dhe të ndërmarrin aktet për shkarkuar kryetarin e komunës, pasi kjo është detyrë e tyre dhe që duhet t’a bëjnë.
Ai theksoi se refuzimi i tyre është rezultat i paditurisë.
“Thjesht, shmangie e përgjegjësisë si pasojë e paditurisë. Me siguri kjo do të ndërmerret, nuk ka ku të shkojë, kjo është e përcaktuar me ligj. Nuk mund të vonohet më shumë se një apo dy ditë, sepse duhet gjetur një rrugë. Fakti që qytetarët nisën iniciativën për zëvendësimin e kryekomunarit për shkak të legjitimitetit shumë të paktë, është krejtësisht në rregull dhe kjo është rruga drejt stabilizimit të të gjithë kësaj situate në veri të Kosovës dhe që komunat të udhëhiqen nga ana e atyre që do të kenë, jo vetëm legjitimitet, por ligjshmëri në funksion të vet” përmbylli Spahiu.
0 komentet