Angjellkoviq: Bastisja e zyrave të Postës vazhdimësi e terrorit të Kurtit nën heshtjen dhe mbështetjen e Pesëshes

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Postës së Sërbisë Zoran Angjellkoviq vlerësoi se bastisja e policisë kosovare në filjalet e postës në të katër komunat në veri të Kosovës, është në kuadrin e presioneve të shumta dhe vijueshmërisë së terrorit ndaj popullit sërb në atë territor nga ana e kryeministrit kosovar Albin Kurti, ku sikurse thekson, ka dhe mbështetjen e heshtur të vendeve të Pesëshes.
Ai tha se Kurti dhe "rregjimi i tij" dje e kanë parë të rëndësishme të frikësojnë sërbët në Anëmoravën Kosovare përmes arrestimeve të reja ndërsa sot këtë e ushtron dhe në pjesën tjetër-në veri.
"Sikurse e dini vetë, qysh kur ka ardhur në krye të së ashtuquajturës të institucioneve të përkohshme prishtinase Albin Kurti ndërmerr terror ndaj popullit sërb në K&M dhe për këtë shfrytëzon metoda të ndryshme, presione, kërcënime e shantazhe. Dje ka pasur bastisje në pikun e agimit nëpër shtëpi në Anëmoravën Kosovare për të frikësuar njerëzit dhe t’i arrestonin ata që jetojnë aty 25 vite nga bombardimet e Nato. Tani u kujtuan se kanë bërë krime lufte. Nëse do t’i kishin bërë nuk do të jetonin aty 25 vite. Sot ai presion ka qenë në pjesën tjetër të K&M. Dje ishte me rëndësi të frikësonin njerëzit në Anëmoravën Kosovare, sot në veri të Kosovës duke bastisur Postën e Sërbisë në të katër komunat të armatosur me armë tytëgjata" ka thënë Angjellkoviq për Kosovo onlajn.
Aksioni i policisë kosovare vlerësohet si tërësisht i papranueshëm por shtoi se Prishtina për të tilla masa ka madje dhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe vendeve të Pesëshes.
"Kjo është një situatë pa ndonjë ndëshkim, presion apo fjalë të mira. E gjithë kjo, ndodh nën mbështetjen e vendeve të Pesëshes të cilat i kanë dorrëzuar rregjimit të Kurtit dhe e lejojnë atë të sillet dhunshëm ndaj popullit sërb dhe kjo do të vijojë nga individi deri tek institucionet", ka thënë Angjellkoviq.
Ky i fundit beson se Kurti dëshiron që të "fshijë gjurmën e egzistencës së jetës sërbe” në Kosovë, ndaj dhe të gjitha ato institucione dhe organizata që janë në shërbim të tyre ua bëjnë jetën më normale.
Kujton se Posta e Sërbisë tashmë ka probleme me punën qysh kur Prishtina ndaloi përdorimin e dinarit në Kosovë dhe se sërbët janë të detyruar të vijnë në pjesët qëndrore të Sërbisë për të tërhequr të ardhurat e tyre.
“Ne jemi organizuar që këta njerëz të vijnë të marrin pensionin p.sh në Merdare tek posta, aty kemi organizuar në fillim që posta të punojë dy apo tre ditë, tani ajo punon gjithë javën dhe posta dhe zyra e ndërrimit të të hollave. Por njerëzit duhet të vijnë në Merdare për të tërhequr pagat dhe të ndërrojnë të hollat për të jetuar në Kosovë”, vëren Angjellkoviq.
Ky i fundit thekson se të gjitha vendimet e marra nga Kurti, qysh kur erdhi në krye të institucioneve në Prishtinë, janë marrë për t'ua vështirësuar jetën popullit sërb në hapësirën e Kosovës.
Ai tha se Posta e Sërbisë, por edhe udhëheqësia shtetërore, do të bëjnë gjithçka për t'i mbrojtur të punësuarit dhe për t'u siguruar atyre të ardhura pavarësisht se çfarë vendimi merr Prishtina dhe se do të vazhdojnë të luftojnë për të gjithë popullin sërb në ato hapësira.
"Bisedova me drejtorin e Zyrës për K&M Petar Petkoviq dhe jemi në komunikim me drejtorin e njësisë së punës në Prishtinë i cili vizitoi të gjitha postat dhe momentalisht është në Lleposaviq. Vizitoi të gjitha postat në të cilat u bastisën prej përfaqësuesve të të ashtuquajtura institucione prishtinase. Nëse ata do të tentojnë të marrin peng ato prona apo t’u vendosë vulën atyre ambjenteve, ne do të punojmë në mënyrë tjetër" ka theksuar Angjellkoviq.
Sërbia, thotë ky i fundit, duhet të gjejë mënyrë që t’u mundësojë popullit sërb të funksionojë në Kosovë, kështu që po shqyrtohen të gjitha opsionet dhe zgjidhjet potenciale për situatën e sapokrijuar.
"Është e sigurtë se të 256 punonjësit e Postës së Sërbisë në territorin e Kosovës do të marrin pagat e tyre. Do të kujdesemi për politikën sociale të punonjësve tanë dhe familjeve të tyre në hapësirën e K&M”, konfirmon Angjellkoviq.
Kur është fjala për pagat dhe pagesat, rithekson se kjo prej një kohe të gjatë ka qenë sfidë për shkak të heqjes së dinarit, duke shtuar se është skeptik që bashkësia ndërkombëtare do të reagojë dhe mbrojë popullin sërb edhe këtë herë.
“Ne do t’u shkruajmë letra dhe do t’u ankohemi institucioneve ndërkombëtare-kjo është e saktë, vetëm për aq sa unë e kam ndjekur situatën për çerek shekulli, nga ajo ndihmë prej Brukselit nuk ka asgjë dhe ne si Posta e Sërbisë do të bëjë gjithçka për të ndihmuar popullin tonë në K&M. Jo vetëm të punësuarit, por dhe për të tjerët dhe do kërkojmë zgjidhje për t'ua lehtësuar jetën”, konkludoi Angjellkoviq.
0 komentet