Angjellkoviq: Heqja e tabelave cirilike në Zveçan është vazhdimësi e provokimeve të Kurtit
Drejtori i Postës së Serbisë, Zoran Angjellkoviq ka deklaruar sot se heqja e tabelave cirilike të komunikacionit nga autoritetet komunale në Zveçan është vazhdimësi e provokimeve të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ndaj serbëve në Kosovë për ta futur Serbinë në konflikt me NATO-n, raporton Euronews.
Angjellkoviq ka vlerësuar se edhe pse Kurti shpik çdo ditë provokime të reja në veri të Kosovës, serbët në ato zona janë të vetëdijshëm për këtë.
“Nuk është çështja se kush shqetësohet nga shenjat cirilike, është çështja se kush shqetësohet nga populli serb në Kosovë dhe Metohi, dhe prapë kemi përgjigjen se regjimit të Kurtit e shqetëson çdo gjë që është e krishterë në Kosovë e Metohi dhe që ka shenjë serbe”, ka theksuar Angjellkoviq për Tanjug.
Ai përkujtoi se së fundi në afërsi të Graçanicës u dogjën tre kryqe si mesazh se të krishterët nuk janë të mirëpritur në territorin e Kosovës.
Tabelat me mbishkrimet cirilike “Mirë se vini në komunën e Zveçanit” dhe “Udhë të mbarë” në afërsi të Zveçanit janë hequr dje, dhe u vendosën të reja mbi të cilat shkruhej fillimisht me shkronja të mëdha në gjuhën shqipe, dhe më pas “Mirë së vini” dhe “Udhë të mbarë” shkruhet me shkronja më të vogla në gjuhën serbe në latinisht dhe në anglisht, ndërsa në mbishkrimin “Srećan put” shkruhet shkronja “č” në vend të shkronjës “ć”.
0 komentet