Persekutimi i alfabetit cirilik në Kosovë-Ligji për përdorimin e gjuhës gërmë e vdekur në letër

azbuka-cirilica
Burim: Mondo

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB se sërbishtja është gjuhë zyrtare në mbarë territorin e Kosovës dhe në mënyrë të barabartë përdoret si shqipja në të gjitha institucionet, përfshirë dhe kabinetin e kryeministrit. Megjithatë bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn thonë se Ligji për përdorimin e gjuhës është veçse gërmë e vdekur në letër dhe se shumë sërbë të frikësuar mezi thonë madje dhe “mirmëngjesi”, ndërsa alfabeti cirilik në institucione pothuajse nuk egziston. Ligji u miratua në Kuvend në vitin 2007, por sot e kësaj dite, vërejnë ata, më së shumti e shkelin ata që e kanë miratuar.

Kryeministri Kurti së fundi në intervistë për gazetën hollandeze „Trouw“ ka thënë se sërbishtja është gjuhë zyrtare në mbarë Kosovën dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe se ndihet i lavdëruar se flet sërbisht „më shumë se të gjithë paraardhësit e tij të marrë së bashku“. Të njëjtën e ripërsëriti edhe dje në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB.

Sesi është me të vërtetë situata, tentoi të spegojë Komisioneri për Gjuhët, Sllavisha Mlladenoviq javën e kaluar në ndarjen e çmimit vjetor "Praktika më e mirë në zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve".

Për të pestin vit radhazi, Zyra e Komisionerit për Gjuhët në Kosovë në bashkëpunim me Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) në Kosovë ndanë vlerësime dhe çmime për institucionet, individët më të suksesshëm dhe organizatat joqeveritare në promovimin e shumëgjuhësisë zyrtare në Kosovë. Mlladenoviq me këtë rast ka thënë se edhe pse kjo ngjarje është e denjë për lavdërim, nuk ka shumë për t'u lavdëruar pasi shumica dërrmuese e institucioneve nuk e zbatojnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Shumë fitues të çmimeve të mëparshme gjatë një apo dy viteve të fundit, performacën e tyre e kanë përkeqësuar ndjeshëm. Unë personalisht më vjen turp edhe për faktin se ministritë dikur më të mira tani janë shumë shpesh në shënjestër të kritikave nga media, komuniteti ndërkombëtar dhe sektori joqeveritar dhe se pavarësisht rekomandimeve dhe pavarësisht apeleve tona, performancën e tyre nuk e përmirësuan”, tha Mlladenoviq.

Po si ndihen me të vërtetë sërbët që jetojnë në Kosovë sqaron për Kosovo Onlajn gazetari dhe shkrimtari Zhivojin Rakoçeviq.

"Nuk ka asnjë prej nesh këtu që të paktën një herë në javë të pyesë veten: ‘mundem tani të them diçka në gjuhën amtare sërbe’. Nëse dilni në ndonjë nga enklavat tona dhe takoni ndonjë gjimnazist, ndonjë fëmijë dhe i thoni thjesht ‘mirdita’, kalojnë disa momente të panatyrshme derisa ai u’a kthen me ‘mirdita’. Dhe çfarë fshihet në ato pak çaste? Ai fëmijë po vërteton se kush jeni, ky fëmijë vërteton nëse i lejohet t'ju përgjigjet, ky fëmijë ka mësuar kujdes instinktiv në përdorimin e gjuhës së tij amtare”, spegon Rakoçeviq.

Ligji për përdorimin e gjuhës, siç thotë ai, absolutisht nuk respektohet dhe shembujt janë të panumërt.

“Polici në vendkalim, kudo, kërkon prej jush dhe ju pyet ‘përse ju nuk flisni shqip’, ndërsa ju paguani taksa që ai polici të thotë thjesht ‘mirëdita’. Ai madje ka shkuar në disa shkolla, të cilat janë themeluar sërish sipas parimit ndërkombëtar, se nuk mund të gjejë punë derisa të thotë në gjuhën zyrtare ‘mirëdita’ apo gjëra elementare, por kjo nuk zbatohet rreptësisht. Provoni të shkoni në Vuçitern, Gllogoc, Kaçanik, Prishtinë..., kudo. Ky është thjesht një fakt në të cilin gjuha juaj amtare, gjuha juaj sërbe, është shkas për fatkeqësinë tuaj dhe 25 vjet pas konfliktit, është alarm pas të cilit ju përzënë nga jeta. Ju hyni në ndonjë institucion dhe thua 'mirdita' ose kërkoni diçka në gjuhën tuaj amtare, ose telefonon kur të ndërpritet korenti, ashtu sikurse bëhet fjalë në Osojane apo tek fshatrat e të kthyerve. Sapo dëgjojnë të flasësh në gjuhën amtare sërbe, menjëherë ka kufje, menjëherë ka pengesë, menjëherë ka barrierë. Kjo shoqëri nuk është e përgatitur për të tjerët, kjo shoqëri nuk është e përgatitur për ligje që janë rishkruar dhe që egzistojnë vetëm formalisht në letër dhe në Kushtetutë dhe shërbejnë vetëm si mbulesë dhe përsosmëria e tyre është aq e madhe sa represioni ndaj nesh.” ka thënë Rakoçeviq.

Ndonëse ankesat për mosrespektimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës janë të pranishme, institucionet nuk janë të gatshme që ky problem të zgjidhet, thotë Rakoçeviq.

“Ne pambarimisht përsërisim, sidomos bashkësinë mediale dhe njerëzit e kulturës, se nuk ka gjuhë, se njoftimet më të shpeshta që dalin janë se ato institucione nuk i plotësojnë standardet dhe normat elementare. Ne thjesht nuk mund të shkojmë përtej kësaj, pasi kjo është hapësirë në të cilën si pasojë e përdorimit të gjuhës humb kokën në rastet më të shumta. Kjo është hapësira ku përdorimi i gjuhës ishte 100 marka në Pejë dhe deri në 30 marka në Kamenicë... Njerëzit shkonin dhe dëgjonin se çfarë gjuhe flisnit. Tashmë kjo është bërë instinkt, është bërë mënyrë jetese, për 25 vjet ju vëzhgoni në mënyrë refleksive se kush çfarë gjuhe flet”, spegon Rakoçeviq.

Sërbëve u është bërë “normale”, thekson ai, të dëgjojnë gjuhën e folur kudo që janë.

“Egzistojnë disa norma ligjore, egzistojnë komisionerë gjuhësh, por imagjinoni çfarë mund të bëjë ai? Kush u dënua, ku është ajo administratë? Dhe ato përkthime që marrim, ky është poshtërimi i gjuhës, ky është shqipërim i gjuhës sërbe. Shikoni emrat e vendeve, shikoni emërtesat, shikoni gjithë atë forcë që është thjesht inerci, që bluan dhe kulmi i diskriminimit është momenti kur gjuha juaj rebelohet brenda jush dhe thotë: ‘si është e mundur që ti që më flet ke këtë lloj trajtimi ndaj meje, si është e mundur që unë, si gjuha jote, në një moment të jem armiku yt më i madh'. Këto janë rebelime të rënda tek ne, këto janë kushte të vështira psikologjike. Kjo nuk është e lehtë të mbijetosh, njerëzit i’a dalin në mënyra të ndryshme, heshtin”, thotë Rakoçeviq.

Heshtja, spegon ai, është bërë normale kur sërbët në Kosovë gjenden në zonat me shumicë shqiptare dhe në vende publike.

“Njerëzit kur udhëtojnë, zyrtarët e bashkësisë ndërkombëtare që udhëtojnë me transport publik nga Prishtina në disa nga vendet tona, heshtin si të ujitur dhe nuk lejohen të thonë asgjë. Ne ende nuk përdorim transportin publik. Përse? Sepse gjuha jote do të të tradhtojë dhe do të futesh në telashe dhe nuk do të përballesh fare me këtë poshtërim. Ajo çka na ka ndodhur në këto 25 vite por diku në bazë dhe në rrethin e së keqes që na rrethon, ajo ndjenjë se gjuha juaj është armiku juaj dhe se nuk ju lejohet t’a flisni dhe t’a përdorni siç duhet është veçse kulmi i diskriminimit”, pohon Rakoçeviq.

Ky i fundit spegon se gjuha nuk mësohet për të shmangur represionin dhe si do të ruash kokën mbi supe.

“Unë nuk di gjermanisht, por mua askush nuk më keqtrajton sepse në aerodrom apo diku në dyqan, muzetë në Austri, nuk di gjermanisht, përkundrazi, të gjithë mundohen të më ndihmojnë dhe të bëjnë diçka në këtë aspekt, çka është gjest miqësor. Këtu gjuha është shkas. Ndërsa nga ana tjetër nuk mësoni gjuhë për të shmangur represionin, nuk mësoni gjuhën dhe nuk dini gjuhën për të shpëtuar kokën tuaj. Nëse duhet t’a bëj këtë, atëherë nuk do t’a mësoj kurrë këtë gjuhë dhe kjo është ajo rezistenca”, thekson ai.

Ai vëren se nuk mundet mësimi i një gjuhe të barazohet me detyrimin.

“Jo, nuk duhet të dimë shqipen, sërbishtja është gjuhë konstituive e kësaj hapësire. Çdo gur që është ndërtuar në qytetet e Kosovës dhe Metohisë është ndërtuar, ndër të tjera dhe në sërbisht dhe gjuhën sërbe dhe në gjuhën serbe, për të mos përmendur të gjitha gjërat e tjera, kështu që aty ku kjo gjuhë arriti distancat e veta të gjata, ku u zhvillua, ku jetoi, nuk mundet askush t’ju thotë që duhet të dini gjuhën që mos t’ju keqtrajtojë polici, që doganieri juaj të mos ju trajtojë kështu, që zyrtarët të mos t’ju diskriminojnë. Kjo është në kundërshti në çdo raport normal në komunikim, kjo është kundër botës moderne, por është larg botës moderne”, përmbylli Rakoçeviq.

Që Ligji për përdorimin e gjuhës në Kosovë nuk respektohet as në institucionet që bëjnë ligje dhe as në ato që i zbatojnë, siç janë gjykatat, vlerëson për Kosovo Onlajn avokatja Jovana Fillipoviq. Kjo e fundit thekson se shpesh shkohet në vonesa dhe shtyrje të seancave për shkak se dokumentet nuk përkthehen në sërbisht ose vonohet me përkthimin.

Ligji për përdorimin e gjuhëve në Kosovë tingëllon bukur në teori, pohon Fillpoviq, por në praktikë ky nuk është rast.

“Nuk është aspak e rrallë që palët t’i drejtohen në gjuhën e tyre amtare, pavarësisht nëse janë sërbë apo pjesëtarë të një komuniteti tjetër joshumicë, e pastaj vendimet e organeve shtetërore apo të gjykatave merren vetëm në shqip. Kjo, natyrisht, ndikon në efikasitetin e trajtimit. Palët janë të ekspozuara ndaj kostove të panevojshme sepse bëjnë kërkesa të përsëritura për t'iu dorëzuar të njëjtin vendim të përkthyer. Në këtë kuptim, shumë palë as që e dinë se kanë të drejtë të kërkojnë përkthimin e vendimeve të tyre, por e përdorin vetë përkthimin. Qoftë përmes Gugëllit apo me anë të dikujt që njeh shqipen, i’a dalin në çfarëdolloj mënyre por kjo sigurisht nuk është në rregull dhe nuk duhet të jetë kështu, por ashtu siç është sipas gërmës së ligjit-nëse pala është drejtuar në një gjuhë edhe përgjigja e atij institucioni të jetë në të njëjtën gjuhë”, thotë Filipoviq.

Kjo e fundit thekson se shumë shpesh ndodh që shkresat e lëndëve të mos përkthehen në sërbisht dhe se ky është problem kur bëhet fjalë për vepra të rënda penale, gjë që çon në shtyrjen e seancave.

“Ne, të themi, kemi situatë ku në një procedurë shumë të fortë e cila ka vazhduar për plot pesë vjet para gjykatës në Prishtinë, nuk kemi marrë asnjë procesverbal vitin e kaluar dhe që nga fillimi i procedures, kemi marrë vetëm katër të përkthyera. Nuk mundemi të japim fjalën përfundimtare në atë procedurë derisa t'i marrim të gjitha shkresat e lëndës dhe natyrisht se çdo seancë e mëpasshme do të shtyhet pikërisht për këtë arsye”, bën të ditur Fillipoviq.

Mosrespektimi i të drejtës së gjuhës, thotë avokatja, mund të çojë deri në anulimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

“Palët që janë të pakënaqura dhe nëse besojnë se po shkelet ligji në dëm të tyre, sigurisht që kanë të drejtë t'i drejtohen Avokatit të Popullit dhe Komisionerit për Gjuhët në Prishtinë, dhe besoj se vetëm komisioneri për gjuhët në këtë rasti mund të reagojë në mënyrë efektive dhe atë në një situatë ku ai do të caktonte dënimin për të gjitha institucionet që nuk zbatojnë ligjin siç është parashikuar. Ajo që unë di, është se nuk është shkruar asnjë dënim dhe besoj se kjo do të çonte në respektimin e ligjit”, tha Fillipoviq.

Zbatimi më i mirë i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, shton ajo, mund të arrihet nëse respektohen dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me detyrimin që në vende të caktuara të jenë të punësuar pjestarë të komuniteteve të pakicave.

“Kjo do të pakësonte punën për përkthyesit që mungojnë në të gjitha institucionet”, përmbylli Fillipoviq.

Gazetari Vladimir Radomiroviq ka thënë për Kosovo Onlajn se me mohimin e të drejtës së përdorimit të gjuhës amtare fillon persekutimi i çdo populli.

“Kjo është tentativë asimilimi me dhunë i sërbëve që ata të bëhen kosovarë, të mos kenë identitetin e tyre dhe është e tmerrshme që komuniteti ndërkombëtar dhe organizatat perëndimore që merren me të drejtat e njeriut të mos reagojnë për këtë çështje. Dimë se çfarë ka ndodhur me sërbishten në të kaluarën dhe se populli ynë ka arritur të mbahet, por kjo është situatë e tillë që të gjithë të kthejnë kokën ndaj këtij persekutimi. Fati i sërbëve është shumë i vështirë. Mendoj se Sërbia dhe të gjithë partnerët tanë që kemi, duhet të ngrenë zërin dhe të shpëtojnë atë që mund të shpëtohet në këtë moment”, tha Radomiroviq.

Duke reaguar ndaj deklaratës së Albin Kurtit se Ligji për përdorimin e gjuhës respektohet në të gjitha nivelet, bashkëbiseduesi ynë thotë se kjo i mundëson atij qorrosjen e Perëndimit.

“Kurti mund të thotë dhe të shpikë çfarë të dojë për mediat e huaja. Kështu dhe Kosova prej vitesh përparon për çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut, luftës kundër korrupsionit, lirisë së mediave….ndonëse egzistojnë prova se të gjitha këto liri janë në rrezik, sidomos liria e popullit sërb në Kosovë e Metohi, por organizatat perëndimore që merren me këto çështje i injorojnë të gjitha këto”, bën të ditur ai dhe vlerëson se sërbishtja pothuajse nuk egziston në institucionet prishtinase.

“Aty ku pretendohet se egziston, bëhet fjalë për latinishten dhe ndonjë gjuhë të korruptuar sërbe, ndërsa dimë se si ka qenë situata para shpalljes së pavarësisë së njëanshme, kjo ka qenë gjuha në alfabetin cirilik dhe gjuha është kultivuar. Si dhe përse erdhi deri këtu dhe përse shteti ynë nuk ka reaguar, kjo është çështje në të cilën duhet të kërkojmë përgjigje të gjithë së bashku dhe thjesht të luftojmë tani që sërbët kanë të drejta elementare, ndërsa rreth përparimeve të të drejtave nën këtë regjim në K&M, vështirë se mund të flitet” beson Radomiroviq.