Antiq: Është e vështirë të jetosh në kushtet kur hiqet dinari, sidomos për pensionistët

Antić
Burim: Kosovo Online

Pas heqjes së produkteve serbe, autoritetet e Prishtinës tani po e heqin edhe dinarin dhe në kushte të tilla është shumë e vështirë të mbijetosh dhe të jetosh, thotë për Kosovo online, Vladimir Antiq ushtrues detyrës së drejtorit të Muzeut të Qytetit në Mitrovicën e Veriut.

Ai thotë se kanë kaluar tre muaj, që nga hyrja në fuqi e dekretit të Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit, ka qenë më i vështiri për të moshuarit dhe pensionistët dhe se pyetja është se a kanë mundësi financiare për të shkuar në Rashkë dhe për t'u kthyer, në mënyrë që të tërheqin paratë që kanë fituar në mënyrë të drejtë.


"Ka turma në bankën e Postës, është e vetmja bankë që na ka mbetur pas mbylljes së Komercijalna Bank. Nuk është e vështirë për mua të shkoj në Rashkë sepse jam i ri, por po me të moshuarit? Njerëzit këtu kanë vuajtur prej 20 vitesh jetojmë në geto. Nuk ka ushqime me të cilat jemi mësuar, ka alternativa, por kjo duhet zgjidhur disa prej tyre shkojnë në Serbi për të blerë disa ushqime kushtet blejnë atë që kanë këtu”, thotë Antiq.

Ljubisha Zubac nga Qendra e Kulturës “Dragica Zharkoviq” thotë se ky institucion është duke e pasur të vështirë funksionimin për shkak të vendimit për anulimin e dinarit, por po mundohen të jenë në hap me ngjarjet e fundit kulturore.

Për sa i përket përditshmërisë, ai shprehet se problemi nuk është vetëm që disa mallra nuk mund të merren, por edhe sasia e parave që “qarkullon nëpër qytet”.

"Paratë po bëhen gjithnjë e më pak. Njerëzit nuk mund të blejnë dhe paguajnë për diçka të madhe. Këtu nuk ka mallra nga Serbia, njerëz që shkojnë të marrin para nga ana tjetër e vendkalimit administrativ dhe blejnë dhe sjellin diçka me vete. Megjithatë, pensionistët janë më të rrezikuarit dhe do të blejnë ushqime për të sjellë, por është e lodhshme për ta.