Antonijeviq: Anëtarësi në Këshillin e Europës do të thotë dhe respektim i të drejtave të njeriut

Milan Antonijević.jpg
Burim: Print Screen

Juristi dhe eksperti i të drejtave të njeriut Millan Antonijeviq ka thënë se në situatën aktuale, pra pa sërbët nëpër institucione dhe autonomi e garantuar, si dhe Bashkësi të Komunave Sërbe me kompetenca të gjëra, nuk mund të pritet ndonjë përparim i Kosovës drejt anëtarësisë në Këshillin e Europës, transmeton portal "Vreme"(Koha).

Antonijeviq shprehet se kërkesa për anëtarësi të plotë të Kosovës në Këshillin e Europës  

dorëzuar fill përjashtimit të Rusisë nga kjo organizatë dhe kujton se një vend mund të bëhet shtet që pranon parimet e sundimit të ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe liritë themelore kjo është ajo që bashkëpunon në mënyrë të sinqertë në realizimin e qëllimeve të Këshillit.

"Rregullat e mëtejshme parashikojnë që anëtarësimi është i kufizuar tek shtetet europiane që dëshirojnë dhe mund të përmbushin kriteret e përcaktuara në nenin e mëparshëm për mbarë territorin e tyre. Para së gjithash, anëtarësimi në Këshillin e Europës nënkupton nivel të caktuar respekti për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, përfshirë autonominë e komunitetit sërb, të cilën Kosova e garantoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit" tha Antonijeviq.

Ky i fundit shprehet se qysh nga prilli i këtij viti, kur në Strasburg gjatë seancës së jashtëzakonshme të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës në nivel ambasadori, u mor vendimi për pranimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare, shtrohet pyetja se cilat kritere do të duhet të përmbushë Kosova.

Antonijeviq kujton se "procesi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës dikur ka filluar dhe që Kosova ndërkohë ka bërë hapa të caktuara drejt anëtarësimit të saj qysh në vitin 2012 ku u vendosën zyrat diplomatike në Strazburg pranë Këshillit të Europës e kjo u pasua me anëtarësimin e Kosovës në Bankën për Zhvillim të Këshillit të Europës në vitin 2014, si dhe anëtarësimi në Komisionin për Demokraci përmes Ligjit, i njohur për publikun tonë si Komisioni i Venecias.

Antonijeviq thotë se deklaratat nga Prishtina prej Kurtit e deri tek Gërvalla, shikohen si deklarata të politikanëve që i drejtohen opinionit vendor, duke sqaruar se përkundër bllokadës së Marrëveshjes së Brukselit dhe mungesës së vullnetit të Prishtinës për t'i marrë seriozisht detyrimet e veta, diçka po ndodh në skenën ndërkombëtare, përkatësisht në Këshillin e Evropës.

“Lista që do të ishte si parakusht për anëtarësim, konfirmon nëse në Kosovë egziston sundim i ligjit dhe respekti i të drejtave të njeriut dhe të pakicave, ende nuk është hartuar dhe këtu mund të gjenden kërkesa të shumta të komunitetit sërb, prej të drejtës pronësore e deri tek shumë të tjera. Këtu shtoj kushtin tashmë të përcaktuar qartë të vazhdimit të bashkëpunimit me Sërbinë, pra zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe vendosjen e organeve ligjzbatuese për të procesuar krimet e kryera në luftën e Kosovës çka nënkupton dhe bashkëpunimin me hulumtuesit e krimeve që ka kryer UÇK” thotë Antonijeviq.

Nga ana tjetër, thotë Antonijeviq, është e padiskutueshme se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, e cila mbron të drejtat e njeriut, mbi të gjitha do t'i çelte rrugën komunitetit sërb që të fillojë me një sërë procedurash për shkelje të të drejtave të tyre njerëzore, si dhe qasje në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.