Antonijeviq: Sulmet ndaj sërbëve në Kosovë janë të dënueshme, formimi i BKS është i nevojshëm për të çtensionuar situatën

 Milan Antonijević
Burim: Wikipedia/ETH-Archiv

Prej fillimit të vitit kanë ndodhur më shumë se dhjetë incidente ku në shënjestër kanë qenë sërbët në Kosovë e ndërkohë që më i fundit ka qenë mbrëmjen e kaluar në Suvi Do kur një grup shqiptarësh qëlluan me gurë autoveturën në të cilën ndodhej Sasha Bllazhiq. 

Juristi Millan Antonijeviq thotë për Kosovo onlajn se sulmet e shpeshta ndaj sërbëve në Kosovë janë të dënueshme dhe se zgjidhja e vetme është formimi i BKS dhe respektimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Antonijeviq thekson se incidentet e shumta të ndodhura në Kosovë ndaj komunitetit sërb gjatë muajve të fundit, flasin për faktin se dikush nuk është i kënaqur me paqen për të cilën qëndron Sërbia dhe bashkësia ndërkombëtare, prej Bashkimit Evropian dhe anëtarët më të zëshëm si Franca, Gjermania e Italia, e deri tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ajo që Sërbia dhe bashkësia ndërkombëtare meriton të monitorojnë, është se nëse autorët janë gjetur dhe dënuar. Nëse institucionet e Kosovës nuk bëjnë gjithçka për të reduktuar incidentet dhe për të ndëshkuar autorët, ata kanë përgjegjësi”, thotë Antonijeviq.

Ky i fundit shton se normalizimi i marrëdhënieve, respektimi i të gjitha marrëveshjeve të Brukselit si formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe, është zgjidhja e vetme dhe tregues që Prishtina po çtensionon situatën. 

“Prej Kosovës në këtë moment, po largohen të rinj sërbë e shqiptarë, i’a mbathin prej agresionit dhe kjo është një çështje e cila duhet të merret në konsideratë nga çdo politikan i përgjegjshëm në Kosovë. Nyja e Ibrit duhet të zgjidhet e jo të ndizet”, ka thënë Antonijeviq.