Antonijeviq për vendimin e SHBA: Reagimi i parë, i cili nuk është verbal, mund të ndryshojë disa marrëdhënie në Kosovë

Milan Antonijević.jpg
Burim: Print Screen

Pas vendimit të Uashingtonit për të anuluar pjesëmarrjen e Kosovës në stërvitjen e përbashkët “Defender Evropa 2023”, për shkak se Prishtina ka injoruar kërkesën e SHBA-së për de-përshkallëzimin e situatës në veri, avokati Millan Antonijeviq për Kosovo online thotë se është një vendim i pritshëm, i cili duhet përshëndetur dhe reagimi i parë i SHBA-ve që nuk është vetëm verbal dhe mund të ndryshojë disa raporte në Kosovë.

“I pritur (vendim), duke qenë se Uashingtoni zyrtar nuk e përkrah aksionin e Policisë së Kosovës në veri. Gjithashtu pritet që ata të mos i përkrahin forcat e Kosovës në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta”, tha Antonijeviq. Ai po ashtu ka kujtuar se veprimi i Policisë së Kosovës është dënuar ashpër nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.

"Ky është reagimi i parë konkret, i cili nuk është verbal, por ka të bëjë me veprime që mund të dëmtojnë reputacionin afatgjatë dhe të ndryshojnë disa marrëdhënie në Kosovë. Kushdo që dëshiron paqe dhe stabilitet duhet ta mirëpresë këtë vendim të administratës amerikane”, është i qartë Antonijeviq.