Antonijeviq: Do të ketë pasoja për Prishtinën nëse refuzojnë të zbatojnë BKS

Milan Antonijević.jpg
Burim: Print Screen

Juristi Millan Antonijeviq tha sot se do të ketë pasoja për Prishtinën nëse refuzojnë të zbatojnë gjithçka që është nënshkruar në Marrëveshjen e Brukselit, para së gjithash formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, transmeton Dnevnik.

Antonijeviq thotë se BKS është një statut që garanton të drejtat dhe mbron sigurinë, nga shëndetësia te çështjet tjera sociale, trashëgimisë kulturore dhe Kishës Ortodokse Serbe, dhe shton se të gjitha këto janë çështje që duhet të jenë në tryezë në takimin e ardhshëm në Ohër.

“Eskobari e konfirmon gjithçka që ishte qëndrimi i qartë i SHBA-së, dhe kjo është pjesa që ka të bëjë me BKS-në dhe rrjedhën e mëtejshme të negociatave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve në një periudhë më të shkurtër kohore, sepse askush që jeton sot në Kosovë nuk e meriton që kriza të zvarritet në atë mënyrë, të mos ketë të ardhme të sigurt, të humbasë mundësitë ekonomike. Kjo është ajo që Uashingtoni po i thotë qartë Beogradit dhe Prishtinës, shumë më tepër Prishtinës për shkak të disa detyrimeve me të cilat përballen”, ka theksuar ai për Tanjug.

Duke folur për deklaratën e ministrit të Ekonomisë, Rade Basta, se ministrat në Qeveri duhet të deklarohen për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Antonijeviq thotë se është vetëm një mundësi që dikush brenda Qeverisë të flasë për masat që duhet të ndërmerren.

“Nëse e shikoni me objektivitet luftën në Ukrainë dhe e kuptoni se njerëzit kanë qenë nën bomba dhe sulme të ndryshme për më shumë se një vit, Serbia duhet të ketë një qëndrim të qartë për këtë”, tha Antonijeviq.