Apostolloviq: Poseduesit e pasaportave sërbe nga Kosova prej sot në BE pa viza, beteja diplomatike nuk ishte e lehtë

Danijel Apostolović
Burim: Kosovo Online

Sërbët me pasaportë biometrike të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese për K&M prej sot zyrtarisht mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Europian. Ambasadori i Sërbisë pranë BE, Danijel Apostolloviq thotë për Kosovo onlajn se me këtë rast u hoq padrejtësia dhe diskriminimi pasi ata ishin të vetmit nga hapësira e Ballkanit Perëndimor të cilëve kjo mundësi i’u mohohej.

"Nga sot qytetarët tanë të Kosovës dhe Metohisë, poseduesit e pasaportave biometrike që jep Drejtoria Koordinuese për Kosovë e Metohi më në fund mund të udhëtojnë në vendet e BE, më saktësisht në vendet e hapësirës Shengen pa viza. Besoj se ky është lajm i mirë pasi me këtë u hoq trajtimi i padrejtë dhe diskriminimi i BE ndaj tyre” ka thënë Apostolloviq.

Ky i fundit shtoi se sërbët me këto pasaporta kanë qenë të fundit nga hapësira e Ballkanit Perëndimor të cilëve nuk i’u mundësohej regjimi pa viza në BE.

Apostolloviq thekson se vendimi për heqjen e vizave është rezultat i betejës diplomatike të Sërbisë sikurse thekson, nuk ishte as e lehtë.

"Sikurse e dini pala prishtinase kundërshtonte marrjen e këtij vendimi me argumenta të paqëna ku edhe një herë me të vërtetë dëshmoi jokonstruktivitet e mbi të gjitha raport jo njerëzor ndaj qytetarëve sikurse dhe për ta synimi nuk është normalizimi i jetës së përditshme të njerëzve. Argumentat e palës sonë për fat triumfuan", u shpreh Apostolloviq.

Ky i fundit shprehu falenderim të veçantë për komisioneren për punët e brendshme, eurodeputetin dhe raportuesin për heqjen e vizave për poseduesit e pasaportave sërbe nga Kosova, Matijazh Nemec.

"U jemi mirënjohës dhe mjaft eurodeputetëve të Parlamentit Europian të cilët me shumicë votash miratuan këtë vendim ku 406 prej tyre ishin pro ndërsa 97 kundër", ka thënë Aposolloviq.

Ky i fundit tha se kjo është vazhdimësi e ofensivës diplomatike të Sërbisë.

"Kjo është vazhdimësi e ofensivës diplomatike të Sërbisë, paraqitje e të gjitha argumenteve tona në Bruksel, por edhe tek kryeqytetet e tjera të Bashkimit Europian” ka thënë ambasadori i Sërbisë pranë BE.

Rregullorja e Parlamentit Europian dhe Këshillit të BE rreth ndryshimeve të Rregullores që ka lidhje me poseduesit e pasaportave sërbe të lëshuara prej Drejtorisë Koordinuese të Sërbisë, u nënshkrua më 18 shtator në Strazburg nga kryetarja e Parlamentit Europian (EP) Roberta Mecola dhe ministri për çështjet europiane të Hungarisë Janosh Boka, si dhe përfaqësuesi i vendit kryesues të Këshillit të BE.

Këtë vendim Parlamenti Europian e miratoi më 23 prill.