Apostolloviq: Poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese për K&M nuk janë më të diskriminuar, në tetor pa viza
Ambasadori i Sërbisë pranë Unionit Europian Danijel Apostolloviq thotë për Kosovo onlajn se poseduesit e pasaportave biometrike të Republikës së Sërbisë që janë lëshuar nga Drejtoria Koordinuese për Kosovë e Metohi mund të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian pa viza, me shumë gjasa në javën e dytë të tetorit pasi sot përfaqësuesit e Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës kanë nënshkruar dokument që ishte parakusht që vendimi të publikohet në Fletorten Zyrtare të Unionit Europian.
"Njëzetë ditë pas publikimit të vendimit, ai do të hyjë në fuqi. Nëse do të shkojë ashtu siç duhet, kjo do të thotë se vendimi mund të hyjë në fuqi rreth 10 tetorit. Sërbët e Kosovës dhe Metohisë, ose poseduesit e pasaportave biometrike të Republikës së Sërbisë që janë lëshuar nga Drejtoria Koordinuese për Kosovë e Metohi kanë qenë të fundit në Ballkanin Perëndimor të cilët deri më tani u nevojiteshin viza për udhëtim në vendet e Bashkimit Europian çka është vetdiskriminim”, thotë Apostolloviq.
Ky i fundit sqaron se Sërbisë i ishte premtuar se vendimi do të hynte në fuqi gjatë kësaj vere, ndërsa kjo nuk ndodhi, u pasua me pakënaqësi tek të gjithë bashkëbiseduesit në Bruksel si dhe në mbarë Bashkimin Europian.
“Parlamenti Europian vendimin për këtë çështje e ka marrë në fund të prillit në seancën e saj të fundit plenare. Atëherë vendimi u mbështet nga mjaft eurodeputetë plot 406 ‘pro’ dhe 97 ‘kundër’. Pas kësaj ministrat e punëve të jashtme të Unionit Europian më 22 korrik konfirmuan vendimin ku në thelb përfundoi të gjithë procedurën legjislative, çka ata vetë atëherë njoftuan me komunikatë për mediat. Megjithatë, Parlamenti Europian dhe institucionet e Bashkimit Europian në fund të korrikut dhe në mbarë muajin gusht kanë qenë me pushime kolektive vjetore dhe fatkeqësisht, vendimi nuk u mor gjatë muajve të verës. Për të mos kritikuar vetëm, dëshiroj të falënderoj publikisht Komisioneren për Drejtësi Ilva Johanson që inicioi vendimin dhe që luftoi që të miratohej. Gjithashtu mendoj se duhet t'i themi faleminderit dhe zotit Matjazh Nemec, i cili ishte raportues për këtë çështje dhe që u angazhua maksimalisht në Parlamentin Europian që vendimi të miratohej” ka theksuar ambasadori Apostoloviq.
I pyetur për të komentuar indinjatën dhe kritikat e zyrtarëve në Prishtinë që shoqëruan procesin e marrjes së këtij vendimi dhe një nga vlerësimet se poseduesit e këtyre pasaportave “mund të kërcënojnë rendin dhe sigurinë në Bashkimin Europian”, Apostolloviq tha se ato komente ishin "të pakuptimta dhe çnjerëzore".
“Është e kotë për mua të komentoj për këtë. Komente të tilla janë jashtëzakonisht të pakuptimta dhe çnjerëzore”.
“Është me të vërtetë e kotë për mua të komentoj këtë. si dhe të gjitha krimet e kryera gjatë viteve të fundit, gjë që flet shumë për to. Ata në fakt janë ata që me vite i kanë keqpërdorur sërbët, duke u hequr të drejtat elementare njerëzore, duke u përpjekur t'i dëbojnë plotësisht. Mendoj se kjo tashmë është bërë e qartë për të gjithë. Vendimi do të merret pa marrë parasysh kundërshtimin e Prishtinës dhe siç thashë, komente të tilla ishin vërtet të pabaza” thotë Apostoloviq.
0 komentet