Vuçiq: Aksioni i Kurtit dhe Sveçlës me kapjen e armatimeve në Zveçan si skenar për filma vizatimorë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka lavdëruar Policinë e Sërbisë por edhe Agjencinë e Sigurisë Informative e cila siç përmendi, zbuloi planin e kryeministrit kosovar Albin Kurti për planet e tij për aksionin e vendosjes së armëve në Zveçan duke i përcjellë memo Presidencës së Serbisë e më pas "shërbimit më të madh në botë".
Vuçiq vlerëson se plani i Kurtit dhe ministrit kosovar të punëve të brendshme Xhelal Sveçla për vendosjen e armëve në Zveçan, ishte si skenar i shkruar për filma vizatimorë.
"ASI (BIA) një ditë më parë më përcolli planin e më pas shërbimeve më të mëdha në botë për atë çfarë Kurti dhe Sveçla punojnë dhe duan. Kjo ishte si nëpër filmat vizatimorë, megjithatë dikush me siguri atë e informoi se ne e patëm zbuluar” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit thekson se të gjithë në botë e dinë se kjo ishte e inskenuar.
"Ka këtu mjaft miniatura shahu, kemi mësuar shumë dhe shërbimet tona kanë avancuar në punë" ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit tha se Sërbia duhet të ndeshet se çdo fiksim i pozicionit të vendit është sukses i madh.
"Na duhet të punojmë në shumë fronte, për të luftuar për vendin, të jemi solid, të mençur, të bëjmë kompromise, të shtyjmë vendin para më shpejt sesa të tjerët... Pa këtë, ndihesh i fyer, lënduar, të qajmë me rezultate që shkojnë përposhtë, Sërbia mbaron” tha Vuçiq.
Duhet të ecim përpara, jemi në situatë të vështirë për shkak të çmendurisë së Albin Kurtit, paralajmëroi presidenti i Sërbisë.
Pyetjes nëse pret ndonjë provokim për Vidovdanin, Vuçiq u përgjigj se jeta nuk është veçse një ditë por për Vidovdanin gjërat shihen qartë por çështja është sesa gjatë dhe sesa mundemi të durojmë
Në përgjigje të vërrejtjeve të opozitës se shumë sërbë kanë ikur prej Kosovës, Vuçiq konstatoi se proporcionalisht më shumë shqiptarë sesa sërbë janë larguar nga Kosova.
Ai kujtoi se Sërbia jep sasi të madhe të hollash për Kosovën e Metohinë, shtesë prej 50% të pagës që do të thotë se mësuesi në Lleshka ka rrogë 50% më të lartë sesa kolegu i tij nga Rashka.
Duke i’u përgjigjur komenteve se policët kosovarë ruanin rrugën e fshatit, ai theksoi se kjo nuk ishte aq naive, por po mbronin sërbët që të mos merrnin mallra nga Sërbia qëndrore, duke pasur parasysh se Kurti u’a ndaloi sërbëve t'i kalonin ato përmes rrugës normale.
“Asgjë nuk është aq naive sa duket... Askush prej tyre nuk është naiv, ndaj nuk dinin të përdornin pushkën...”, vuri në dukje presidenti.
Vuçiq ka theksuar se organet kompetente duhet të dëgjojnë të gjithë njerëzit e më pas të vendosin rreth ngritjes së akuzave.
“Mund të lirohen, mund të akuzohen, e më pas vendimi për ndalim…Por procedurat duhen respektuar" ka thënë Vuçiq.
Pyetjes për raportet me presidentin e Republikës Sërbe të Bosnjës Millorad Dodik, Vuçiq u shpreh se ka raport korrekt dhe jo rrallë kanë qenë të njëjta, qëndrim të përbashkët. Ndonjëherë siç thotë Vuçiq, kanë pasur qëndrime të kundërta, por nuk mundet të lejojë që kjo ndan Sërbinë me Republikën Sërbe të Bosnjës.
Presidenti i Sërbisë thotë se pret për vizitë presidentin e ri malazez Jakov Millatoviq dhe shton se mendon se politika e Malit të Zi ndaj Sërbisë nuk do të ndryshojë as në pikpamjen globale por gjithmonë është mirë të bisedohet.
Presidenti sërb tha se me shumë mundësi më 28 qershor në Vidovdan unaza përreth Beogradit do të hapet çka mund të jetë rruga më e rëndësishme në Sërbi sepse trafiku i mjeteve të rënda do të shmanget nga qendra e qytetit.
Presidenti sërb tha se sot janë mbledhur 100.000 armë dhe mina shpërthyese dhe 4 milionë copë fishekë, si dhe nuk do të ketë shtyrje të ri të afatit pas të cilit do të ndërmerret aksion i gjerë kundër armëve ilegale dhe atyre legale në përdorim.
0 komentet