Arqipeshkvia rashko-prizrenase: Deklarata e Xhufkës për KOS e pavërtetë, institucionet t’a hetojnë

Eparhija Raškoprizrenska SPC
Burim: Eparhija Raškoprizrenska SPC

Arqipeshkvia rashko-prizrenase deklaron se në intervistën që i dha Kosova pres shtetasi i Shqipërisë Nikolla Xhufka që prezantohet si peshkop ortodoks se paraqiti një sërë të pavërtetash për Kishën Ortodokse Sërbe (SPC), si deklarata që sipas vlerësimit të Arqipeshkvisë, mund të përmbajnë të dhëna për veprën penale të shkaktimit të urrejtjes kombëtare, fetare, racore e etnike, diskordancë dhe intolerancë.

Në deklaratë bëhet me dije se nëse institucionet kosovare me të vërtetë respektojnë detyrimet ligjore e kushtetuese për mbrojtje të barabartë të të gjithë komuniteteve fetare, “kjo deklaratë nuk mund të ngelet pa u hetuar”.

"As nuk mund të vazhdojë të lejohet që shtetasi i huaj, i cili qysh nga paraqitja e tij e parë në Kosovë e Metohi, mbjell ndasi në baza fetare e kombëtare, këtë e bën pa asnjë pasojë ligjore", thuhet në deklaratë.

Arqipeshkvia thekson se Xhufka nuk është dhe nuk ka qenë kurrë prift i KOS, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë apo i ndonjë kishe kanonike ortodokse.

"Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, si juridiksioni i vetëm kanonik ortodoks në vendin e vet, këtë e deklaroi publikisht në nëntor të vitit 2022, duke i vlerësuar pretendimet e tij për shugurimin e supozuar si mashtruese i publikut. Ai nuk përfaqëson askënd veç vetes", bëhet e ditur nga Arqipeshkvia.

Për pretendimet e Xhufkës se KOS humbi çështjen gjyqësore ndaj organizatës së tij dhe se para gjykatës provoi se kisha mesjetare në Rakitnicë nuk i përket KOS, Arqipeshkvia deklaron se bëhet fjalë për “të pavërtetë absolute".

"Kisha Ortodokse Sërbe kurrë nuk ka nisur dhe nuk ka qenë asnjëherë palë në ndonjë mosmarrëveshje civile me zotin Xhufka, organizatën e tij apo ndonjë person të lidhur me të. Nuk egziston asnjë vendim gjykate me të cilin Kisha të ketë humbur diçka në favor të tij", thuhet në deklaratë.

Më tej shtohet se ndaj Xhifkës po ndërmerret proces penal për shkak të sulmeve të përsëritura të ilegale në kishën e Shënjt Kryeëngjëllit Mihal në Rakitnicë pranë Podujevës dhe përhapjes së urrejtjes.

"Çështja nuk ndodhet në shkallën e dytë, sikurse u pretendua pavërtetësisht në intervistë, por vetëm në nisje të procedurës penale të shkallës së parë, në të cilën zoti Xhufka nuk është palë që fitoi mosmarrëveshjen, por i akuzuar", thekson Arqipeshkvia.

Në deklaratë bëhet e ditur se dy akuza të tjera penale ndaj Xhufkës u ngritën në nëntor të 2023 dhe maj 2025, për vepra të rënda penale e derimë sot nuk kanë çuar në ngritjen e ndonjë aktakuze e as fillim të procedurave gjyqësore.

Arqipeshkvia deklaron se pronësia në kishën mesjetare në Rakitnicë "nuk ka qenë kurrë në diskutim".

"Kjo kishë është vend i shenjtë i Kishës Ortodokse Sërbe dhe pronë kulturore e mbrojtur", thuhet në njoftim.

Vlerësohet se deklaratat e Xhufkës për "kthimin" e kishave dhe manastireve që gjoja KOS i ka uzurpuar, përfaqësojnë vazhdimësi të "narrativave pseudo-historike" ndaj KOS.

"Këtu nuk është fjala për mosmarrëveshje për të drejtën pronësore. Bëhet fjalë edhe një herë, për vënien në shënjestër të Kishës Ortodokse Sërbe dhe besimtarëve të saj në mjedis shoqëror në të cilin rigjallërohen ndjenjat kombëtare, kësaj here me falsifikime dhe të pavërteta të provueshme", bëhet e ditur.

Arqipeshkvia thekson se deklarata të tilla u shoqëruan me thirrje që patriarku i KOS të shpallet person i padëshirueshëm në Kosovë.

"Të dilla deklarata nga person që paraqitet si udhëheqës fetar, nuk janë gjuhë urrejtjeje anonime nga ndonjë llogari interneti. Ato përfaqësojnë veprime qartësisht të dallueshme me tipare të një vepre penale, me autor të njohur, të cilat institucionet kosovare janë të detyruara t'i ndjekin penalisht sipas detyrës zyrtare", thuhet në deklaratë.

Duke folur për raportin e institucioneve kosovare ndaj KOS, Arqipeshkvia kujton se igumani i manastirit Devina Voda, hieromonaku Foti Kostovski, shtetas i Maqedonisë së Veriut në vitin 2023 u dëbua nga Kosova ndërsa sikurse pohon, njëkohësisht veprimet e Xhufkës tolerohen.

"I vetmi spegim që mund të gjejmë për të tillë tolerancë, është fakti se dhuna e përmendur u drejtua ndaj Kishës Ortodokse Sërbe. Me të tillë tolerancë përcillet mesazhi, sesi zoti Xhufka ashtu edhe çdo autor tjetër i mundshëm, se çdo formë dhune ndaj Kishës Ortodokse Sërbe do të mbetet e pandëshkuar", bëhet e ditur.

Në fund të njoftimit, Arqipëshkvia i referohet deklaratës së Xhufkës se vetëm shqiptarët kosovarë do të pranohen në organizatën që ai synon të regjistrojë.

"Organizatë që anëtarësinë e kushtëzon në përkatësi etnike dhe që si ikonë aty ku shfaqet sikurse gjatë vjedhjes në Rakitnicë, vendoset në altar flamuri shqiptar, nuk është organizatë e vërtetë fetare dhe është pothuajse e sigurtë që nuk është kristiane, aq më pak ortodokse", vlerëson Arqipeshkvia.

Kjo e fundit thirri organet policore e gjyqësore në Kosovë që, sikurse thonë, të nisin të zbatojnë ligjet dhe të mbrojnë KOS dhe prej mediave kosovare kërkoi që përpara shfaqjes së informacioneve të kërkojnë dhe qëndrimin e KOS.

"Popullit tonë besimtar i bëjmë thirrje që të mos u besojnë pretendimeve të pavërteta të njeriut që shumë herë ka treguar fytyrën e tij të vërtetë dhe që në këtë intervistë deri në fund zbuloi se cilat janë qëllimet e tij ndaj Kishës Ortodokse Sërbe ashtu dhe raportin e tij ndaj popullit sërb", konkludohet në deklaratë.