Arrestohet Edhe një tjetër sërb ish polic në Veri të Kosovës
Burim: Reporteri
Arrestohet edhe një ish polic sërb në veri të Mitrovicës bën të ditur Kosovo onlajn.
Sipas burimeve tona të informacionit, bëhet fjalë për Zoran Mihajlloviq ndërkohë që nuk bëhen të ditura shkaqet e arrestimit.
Në orët e para të mbasdites së djeshme u arrestua sërisht në Mitrovicën e Veriut ish efektivi i Policisë së Kosovës Slagjan Trajkoviq, mbi të cilin rëndon akuza e krimeve të luftës.
Një javë më parë Policia e Kosovës në vendkalimin e Jarinjës arrestoi ish efektivin policor të Kosovës Dejan Pantiq I cili akuzohet për terrorizëm ku pas kësaj ngjarjeje sërbët e Veriut të Kosovës vendosën barrikadat duke bllokuar rrugët në drejtime të ndryshme.
0 komentet