Arsovski: Mbështetja e Rezolutës për Srebrenicën më shumë projekt politik sesa shtetëror i Maqedonisë së Veriut

Petar Arsovski
Burim: Kosovo Online

Analisti politik Petar Arsovski vlerëson se mbështetja e Maqedonisë së Veriut për rezolutën e Srebrenicës është më shumë politik, sesa projekt shtetëror.

"Mendoj se në rajon egziston presion në nivelin e ndasive gjeostrategjike e thënë kushtërisht, mbështetje për Perëndimin dhe mbështetje për Lindjen dhe kjo ka pasoja në rrymat politike të këtushme. Në këtë kuptim, do të rritet tensioni mes dy pikave gjeostrategjike, duke qenë se Bujar Osmani i përket komunitetit etnik shqiptar në Maqedoni, ai qëndron qartësisht në anën e Perëndimit dhe në retorikë të fortë për këtë. Mendoj se është projekt për të qartësuar narrativat e përgjithshme duke marrë parasysh dinamikën e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, dinamikën e marrëdhënieve në Bosnjë e kështu me radhë. Mendoj se ky më shumë është projekt politik sesa qëndrim shtetëror edhe pse edhe nëse do të ishte qëndrim shtetëror, Maqedonia do të duhej të ishte në atë anë, duke qenë se zgjodhi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për partner gjeostrategjik” ka thënë Arsovski për Kosovo onlajn.

Vlerëson se me të tilla qëndrime nuk pajtohen qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe thekson se sipas anketimeve ata kanë dhënë verdiktin e tyre se Sërbia është vendi më i afërt nga rajoni.

"Mendoj se ky është më shumë qëndrim i aktorëve politik. Ne si institucion, përfshirë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bujar Osmanin si ministër i punëve të jashtme, nuk kemi zgjedhur kur kjo ka qenë në rend të ditës kjo është tani para zgjedhjeve. Përndryshe, ky nuk është opinion i qytetarëve të Maqedonisë, këta të fundit në anketime kanë dhënë verdiktin e tyre se Sërbinë e ndjejnë si vendin më të afërt nga vendet përreth dhe mendoj se do të egzistonte rezistencë mes qytetarëve me rastin e kësaj Rezolute. Megjithatë, duke pasur parasysh atë se politika gjeostrategjike dhe politika zyrtare e jashtme e Maqedonisë është në këtë anë, Bujar Osmani sa herë që del në rend dite duhet të merret me këtë çështje”, tha ai.

Pret që Sërbia të mos e shikojë me sy të mirë të tillë lëvizje.

"Ajo tashmë ka shpallur armiqësi ndaj Greqisë dhe armiqësi ndaj Maqedonisë. Kemi pasur dhe deklaratën e Vulinit dhe ish-zëvendësministrit i Punëve të Jashtme. Sigurisht që do të ketë disa tensione, por mendoj se do të jenë tranzitore, pasi bëhet fjalë për projekt të madh politik dhe pastrimi i narrativës serioze politike, ndërsa mendoj se Maqedonia këtu nuk ka de fakto zgjedhje rreth pozitës së vet”, konkludoi ai.