Kosponzorizimi i rezolutës rreth genocidit: Morali në politikën e sotme ka humbur si kategori

Beograd_240125_Željko Šajn 06
Burim: Kosovo Online

Shkruar për Kosovo onlajn Zhelko Shajn

Në luftën e ashpër të fuqive ushtarake më domethënëse në botë mes ruajtjes dhe rrënimit të hegjemonisë, gjuha e armëve po përhapet gjithnjë e më shumë dhe po zhurmësohet më shumë para portave ballkanike. Hapat politikë, veçanërisht ato që në histori kanë mbetur të shënuara si aktivitete genocidale, sot do të ishin më e pakta të pakuptueshme nëse nuk do të ishim mësuar tashmë me hipokrizinë, mungesën e parimeve morale dhe "harresën" kur bëhet fjalë për premtimet apo për historinë tonë. Kështu, sot Gjermania, e cila shkatërroi genocidisht popullin sllav, përfshirë sërbët, hebrenjtë dhe romët në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, duke marrë pjesë në bombardimet e Jugosllavisë në vitin 1999, është bashkëautore e projekt-rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të KB për “genocid” në Srebrenicë dhe etiketimin e popullit sërb si genocidist.

Sigurisht që anëtarët e vendeve të NATO do t’a mbështesin këtë rezolutë ndërsa mes tyre është dhe fqinji ynë Maqedonia e Veriut. Konkretisht, Bujar Osmani, ministri i punëve të jashtme i këtij shteti, tha se Maqedonia e Veriut është një nga bashkësponzoruesit e kësaj rezolute dhe se është në interes të pajtimit të popujve të Ballkanit.

“Maqedonia e Veriut së bashku me Gjermaninë, SHBA dhe vende të tjera, është bashkësponzorizuese e Rezolutës në KB që 11 korrikun t’a shpallin Ditën Ndërkombëtare të kujtimit të dhe përkujtimit të genocidit të ushtruar në Srebrenicë në 1995 dhe të përkujtohet çdo vit” ka thënë Osmani në konferencën për gazetarët duke ftuar Sërbinë që dhe ajo të votojë më 2 maj duke mbështetur këtë rezolutë: “Mendoj se për Sërbinë është e veçanërisht e rëndësishme të votojë këtë rezolutë me qëllim që faktet të njihen dhe promovohen pasi të gjitha vendimet e gjykatave dhe organeve ndërkombëtare tregojnë se në Srebrenicë ndodhi genocid. Për sa kohë që mohohet dhe nuk pranohet, mundësia e përsëritjes është e mundshme”.

Të anashkalojmë momentalisht deklaratën e Osmanit dhe t'i përkushtohemi analizës së qëllimit që “justifikon mjetet” dhe që sërbët tentohen të shkruhen në histori si komb genocidist?

Bashkëautorësia e Gjermanisë në promovimin e projekt-rezolutës për "genocidin" në Srebrenicë, si dhe roli aktiv i Berlinit në promovimin e tij, tregon synimin e Gjermanisë për të forcuar veten në Europë si qendër fuqie e pavarur. Ndonëse me këmbëngulje dëshiron të bëhet anëtare e përhershme e KS të KB, Gjermania forcën në Ballkan dëshiron t’a rimarrë pikërisht përmes parimeve të kundërta nga ato të mbrojtura nga kjo organizatë: mos respektimin e marrëveshjeve të Dejtonit dhe të Brukselit, të cilat duhet të implementojnë paqen në Ballkan, në hapësirën e ish-Jugosllavisë.

Me të gjitha mjetet politike, me ndihmën e SHBA, Gjermania tenton të operojë me miratimin e dokumentit të tillë, ku sërbët të etiketohen si popull genocidist. Bëhet fjalë për të njëjtin popull të cilët me politikën raciste, u shkatërrua genocidisht. Ligji i Nyrembergut për racën e pastër sllavët, hebrenjtë dhe romët ishin në listën për t'u shfarosur nga ana e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, në mënyrë që të krijonin racë të pastër ariane (gjak blu). I njëjti ligj u zbatua nga perandori bullgar Boris III në Kuvendin Bullgar në janar të vitit 1941 dhe siç dihet, bullgarët hapën gjakftohtësisht qendrën kulturore në Ohër që mban emrin e tij.

Morali në politikën e sotme, ka humbur si kategori. Edhe më tragjike që Gjermania mbështetet fuqishëm pikërisht nga ato vende që shkatërruan ideologjinë e politikës raciste, si SHBA, Franca dhe Britania, duke i mundësuar asaj të përfundojë rrumbullakësinë genocidale të “ligjit të pastër”. Franca përshembull, me mbështetjen e anëtarëve të tjerë perëndimorë të Këshillit të Sigurimit, ndali seancat e Këshillit me rastin e 25 vjetorit të agresionit të NATO ndaj Jugosllavisë, ku gjermanët sërish vrisnin sërbët, por duke mbështetur projekt-rezolutën rreth "genocidit” në Srebrenicë.

Nuk është as moralisht dhe as politikisht e përshtatshme qoftë edhe në hapat më elementare të diplomacisë, që Gjermania të jetë bashkë-sponsore e rezolutës për genocidin dhe as ajo që që të japë mbështje Izraelit, Duhet shtuar dhe se votoi kundër rezolutës se “Shtypjes dhe glorifikimit të nazizmit, neo-nazizmit dhe praktikave të tjera që kontribuojnë në eskalimin e formave moderne të racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisë dhe intolerancës” në seancën e 78 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB. E lehtë të konkludohet se, kudo që është genocid, ajo shfaqet si frontmen. E megjithatë kjo nuk prek fytyrën as të ish-ministrit të punëve të jashtme të Gjermanisë, as atë aktual Joshka Fisher dhe Analene Berbok. Helmut Kohl dhe Ditrih Gensher nuk ishin kurrë frontmen, veçanërisht kur bëhej fjalë për shkatërrimin e Jugosllavisë, pikërisht që e kaluara historike e udhëhequr nga Hitleri të mos ngjitej pas tyre.

Bombardimi e NATO ndaj Jugosllavisë ishte shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare, krejtësisht e pajustifikuar dhe e kundërligjshme. Në të drejtën ndërkombëtare, përdorimi i forcës lejohet me miratimin e Këshillit të Sigurimit të KB ose në vetëmbrojtje, ndërsa Këshilli i Sigurimit nuk ka marrë asnjë vendim që autorizon aksion të tillë ushtarak. NATO, e cila pranoi Gjermaninë në radhët e veta, i mundësoi asaj të merrte pjesë aktivisht në betejën humanitare "Ëngjëlli i bardhë" dhe të përdorte avionët e vet për të bombarduar Jugosllavinë duke vrarë civilë përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar. E gjithë kjo pa pëlqimin e KS të KB organizatë në të cilën Gjermania tani dëshiron të jetë anëtare e përhershme. Duhet theksuar dhe se udhëheqësia e vendeve anëtare të NATO nuk ka mbajtur asnjëherë përgjegjësi as për shkeljen e normave të përdorimit të forcës, as për shkeljen e të drejtës ndërkombëtare humanitare në Jugosllavi.

A nuk është e gjithë kjo provë e hipokrizisë më të madhe në historinë e re? Në vend që t'i përmbahet politikës së vet që nuk ngjall ideologji raciste, Gjermania këtë herë po sulmon portat ballkanike me SHBA dhe Francën duke kërkuar rezolutë për "genocidin" në Srebrenicë dhe duke etiketuar popullin sërb me etiketën e vet.