Asambleja parlamentare e Nato-s: Vendimi final për anëtarësimin e asociuar të Kosovës në fund të majit

Parlamentarna Skupština NATO
Burim: Tanjug/Rade Prelić

Statusi i anëtarësisë së asociuar në Asamblenë Parlamentare të Nato-s, do t'i mundësonte Kosovës “përfitime shtesë”, thonë për Kosovo Onlajn dhe theksojnë se vendimi final për anëtarësimin e asociuar të saj pritet në seancën plenare në Sofje në fund të majit.

“Si anëtar i asociuar i Asamblesë Parlamentare të NATO, Kuvendit të Kosovës do t'i jepeshin përfitime shtesë. Kjo do të përfshinte përfaqësues tepër për Delegacionin e Kuvendit të Kosovës në AP të NATO, si dhe të drejtën për të marrë fjalën automatikisht në procedurat e Asamblesë Parlamentare të NATO (dhe jo në diskrecionin e kryesuesit), të paraqesë amendamente në projekt-rezolutat e AP të NATO dhe në rrethana të caktuara, të marrë pjesë në vizitat e komiteteve të AP të NATO në vende të tjera” thuhet në përgjigjen me shkrim për Kosovo Onlajn.

Theksojnë se vendimi final i AP të NATO për anëtarësimin e asociuar, pritet në mbledhjen e radhës në seancën plenare në Sofje të Bullgarisë, e cila do të mbahet në fund të majit.

Kujtohet se Asambleja Parlamentare e NATO-s është "e pavarur nga NATO", por që "siguron lidhje mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare".

Kujtojmë se Këshilli Drejtues i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Estoni, dy ditë më parë ka vendosur që statusin e Kosovës t’a ngrejë në nivelin e anëtarit të asociuar të asamblesë, bën të ditur shefi i delegacionit të Kuvendit të Kosovës në këtë organ Driton Hiseni.