Pafillis: Jugoslavia laboratori i parë i Nato-s, viti 1999 nuk duhet as të harrohet e as falet

Atanasios Pafilis
Burim: Kosovo Online

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Paqësor Botëror dhe deputeti në parlamentin e Greqisë Atanasios Pafillis ka thënë se nuk duhet të harrohet e as të falen bombardimet e Nato-s ndaj Jugosllavisë në vitin 1999. Ai për Kosovo onlajn vlerëson se Greqia, përkundër kundërshtimit të disa partive, mund t’a njohë pavarësinë e Kosovës.

“Gjithçka që ndodhi me Jugosllavinë ka qenë nisja e asaj çka sot thuhet ‘rendi i ri botëror’, ndërsa kjo do të thotë dominim i imperializmit. Jugosllavia ka qenë laboratori i parë në të cilën Nato, SHBA dhe BE nisën të aplikonin ‘situatën e re” për botën. Kjo do të thotë se luhen interesa të kapitaleve të mëdha multinacionale dhe rrënimin e kujtdo që do të rezistojë ndaj kësaj”, ka thënë Pafillis.

Sipas fjalëve të tij 25 vite pas sikurse vlerësoi ai, luftës së pistë kundër Sërbisë, egzistojnë prova të panumërta se çfarë prodhuan bombardimet ndaj RFJ në skenën ndërkombëtare.

“Sot pas 25 vitesh po dëshmohet se çfarë janë Nato dhe SHBA, e veçanërisht për Sërbinë, çfarë është Bashkimi Europian. Këtë mund t’a shikojmë dhe me luftërat në Afganistan, Irak, Libi, Siri dhe tashmë dhe në Palestinë”, vlerësoi Pafillis.

Ky i fundit thotë se zgjidhja e vetme është që populli të mblidhet dhe luftojë sesi të t'i japë fund, siç thotë ai, formës më të keqe të barbarisë

“Nuk egziston mënyrë tjetër. Veçanërisht njerëzit në Sërbi e cila tani është në negociata nën presionin e Nato-s EU, nuk duhet të kenë iluzione. Situata është sot, ndërsa mendoj se të gjithë e shikojnë se nuk duhet të kenë iluzione të tilla rreth rolit të Bashkimit Europian dhe SHBA. Shumë luftëra po ndodhin në botë dhe vetëm nëse shkohet deri tek përballja dhe përmbysja e sistemit imperialist-kapitalist, është e mundshme krijimi i botës së re ku do të ketë paqe, solidaritet dhe të drejta sociale”, thotë Pafillis.

Pyetjes nëse Greqia do të njohë pavarësinë e Kosovës, Pafillis thotë se Partia Komuniste e këtij vendi ku është vetë anëtar, është kundër këtij vendimi.

“Njerëzit ndoshta nuk e dinë, por ne përditë në vitin 1999 kemi qenë në rrugë dhe demonstronim mbështetjen për Jugosllavinë. Personalisht gjatë luftës kam qenë në Beograd dhe isha gjatë natës nëpër ura. Dhe shumë delegacione të tjera nga Greqia kanë ardhur. Qeveria e Greqisë është konservative, por ka mbështetjen e socialistëve dhe të Majtës së re. dhe ata do t’a njohin Kosovën. Por ne jo, sepse Kosova është Sërbi”, thotë Pafillis.

Ky i fundit tha se Sërbia nuk duhet të ketë iluzione që qeveritë e BE por edhe partitë që mbështesin qeverinë e Greqisë nuk do të mbështesin të gjitha vendimet e Bashkimit Europian.

“Nuk flas për Qeverinë e Greqisë, por për partitë që kanë mbështetur të gjitha vendimet e BE. Ato do të tentojnë të gjejnë zgjidhje për pavarësinë e Kosovës dhe kjo zyrtarisht ndaj dhe situata është komplekse. Gjithashtu do të kërkojnë mënyrë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Europës. Por duhet të luftojmë sesi të ndalim këtë”, përmbylli Pafillis.