Ashton: Pahor "një lojtar i rëndësishëm", BE do të vendosë se kush do të zëvendësojë Lajçakun
Burim: Kosovo Online
Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Catherine Ashton, në prani të së cilës u nënshkrua Marrëveshja e Brukselit në vitin 2013, tha për Kosovo online se i takon Unionit të vendosë se kush do ta zëvendësojë Miroslav Lajçakun në atë pozitë.
E pyetur nëse Borut Pahor do të ishte një “zëvendësues” i mirë për Miroslav Lajçak, ajo u përgjigj se ish-presidenti i Sllovenisë është sigurisht një “lojtar i rëndësishëm” në atë që do të ndodhë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Ajo deklaroi se e respekton shumë Lajçakun si një të dërguar që ka bërë një punë të shkëlqyer.
“Unë vij nga një vend që nuk është më në BE dhe nuk mund të ndërhyjë në atë diskutim. I takon BE-së të vendosë se kush do të zëvendësojë Lajçakun. Kam respektin më të madh për Pahorin. Ai ka bërë një punë të rëndësishme. Çfarëdo që të vendoset, ai është një lojtar i rëndësishëm në atë që do të ndodhë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor," tha Ashton.
0 komentet