Avokat Milkoviq: Obrenoviq erdhi në shtëpi, faleminderit të gjithëve për mbështetjen në gjashtë muajt e fundit

Predrag Miljković advokat
Burim: Kosovo Online

Dushan Obrenoviq i cili u arrestua më 29 maj në Zeçan, sot është lënë i lirë ndërsa avokati i tij Predrag Milkoviq për Kosovo onlajn thotë se masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e garancisë dhe pasi u ofrua vlera e pagesës, prej burgut të Podujevës mbërriti në shtëpi në Mitrovicën e Kosovës.

"Pas gjashtë muajsh sot Gjykata Speciale mori vendimin në të cilin Dushan Obrenoviqit i ndërrohet masa e paraburgimit në masë garancie. Ne sot kemi depozituar shumën e propozuar dhe rreth orës 16 shkova në Podujevë dhe më në fund mora Duashan Obrenoviqin dhe e solla në vendlindjen e tij në Mitrovicën e Kosovës”, tha Milkoviq.

Avokati thekson se lirimi i Obrenoviqit ishte moment shumë emocionues.

"Ky është subjekt mjaft kërkues dhe ndoshta do të jetë. Më vjen mirë që më në fund është me të motrën e vet. Di që shumë njerëz ishin me të dhe u jemi mirënjohës të gjithëve për ndihmën dhe mbështetjen që na dhanë të gjithë në këto gjashtë muaj”, theksoi Milkoviq.

Obrenoviq u arrestua para se të shpërthenin trazirat në Zveçan më 29 maj, me akuzën e sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR dhe Policisë Kosovare.

Gjykata në Prishtinë më 30 tetor i zgjati paraburgimin me dy muaj të tjerë çka ishte shtyrja e katërt radhazi.

Ndaj tij përgjatë mbajtjes në paraburgim, është qëlluar brutalisht nga pjestarët e Policisë Kosovare dhe pas paraburgimit u përcoll drejt burgut në Podujevë.

Oficeri për lidhjen mes Beogradit dhe Prishtinës Dejan Paviqeviq më herët ka thënë se Obrenoviq dhe Radosh Petroviq u ndaluan pavarësisht se nuk egziston asnjë provë që të vërtetonin në ndonjë mënyrë se ishin pjesmarrës në trazirat e 29 majit në Zveçan pasi ata Kfori i shoqëroi 20 minuta para se gjithçka të niste.

Radosh Petroviq më 23 qershor u la i lirë.