Avokat Milkoviq: Nuk egziston madje as dyshim themelor që Kostiq të ketë kryer vepër që i është ngarkuar

advokat Predrag Miljković
Burim: Kosovo Online

Avokati i Zoran Kostiqit, një prej tre sërbëve të arrestuar sot në Kosovë, Predrag Milkoviq ka thënë për Kosovo onlajn se nuk egzistojnë madje as dyshimi më i vogël që Kostiq të ketë ushtruar ndonjë vepër, pasi ai kurrë nuk ka qenë pjesëtar as i forcave ushtarake, as policore, apo ndonjë force përgjatë luftës.

Milkoviq ka deklaruar se Kostiq, fermer, është arrestuar sot në Prilluzhë para shtëpisë së tij familjare ku jeton me gruan e tij dhe se arrestimin e ka ndërmarrë policia e Prishtinës dhe Drejtoria e Krimeve të Luftës.

Siç ka thënë ai, Kostiq është marrë në pyetje sot në stacionin policor në Prishtinë, dhe ndaj tij i është ngarkuar vepra penale e krimeve të luftës kundër popullsisë civile që pretendohet se janë kryer në rrethinën e Vuçiternës gjatë vitit 1999.

"Ai sot dha deklaratën nën prezencën time dhe mohoi ushtrimin e çdo lloj vepre penale. Zoran Kostiq kurrë nuk e ka ndërruar vendbanimin e vet, tërë jetën jeton në Prilluzhë dhe atë policia e thirri dhe ai me siguri do t'i përgjigjej kësaj ftese”, tha Milkoviq.

Sipas fjalëve të tij, Prokuroria ka 48 orë kohë, duke filluar nga ora 13:20, kur ai u ndalua, të kërkojë seancë nga gjykata për përcaktimin e paraburgimit të mundshëm.

“Sipas disa informacioneve që kam, të cilat ende nuk janë zyrtare, seanca e paraburgimit mund të mbahet nesër pasdite. Do t'i shprehim gjykatës se Zoran Kostiq nuk ka asnjë lidhje me këto akuza dhe se ai asnjëherë nuk ka qenë pjesëtar i policisë, ushtrisë apo ndonjë force tjetër”, tha Milkoviq.