Avokati Arsiq: Prokuroria nuk ka dorëzuar prova që e lidhin Zlatan Arsiqin me krimin për të cilin akuzohet
Avokati Vasilije Arsiq, mbrojtësi i Zlatan Arsiqit, gjykimi i të cilit vazhdoi sot në Divizionin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për krimin e supozuar të luftës kundër popullatës civile në Kamenicë, tha se mbrojtja ka prova materiale se Arsiq nuk e ka kryer atë krim për të cilin akuzohet, ndërsa prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të vlefshme deri më tani.
Arsiq deklaroi se dëshmitari kryesor në procedurë është kontradiktor në deklaratat e tij dhe se ai shpreson të jetë në gjendje të dëshmojë pafajësinë e Arsiqit.
“Mbrojtja ka shumë pyetje për t'i bërë të dëmtuarit si dëshmitar kryesor, mendojmë se ai është kontradiktor në deklaratat e tij dhe se do të vërtetojmë se ai është i pabesueshëm si dëshmitar dhe se është një histori e sajuar e tij dhe se gjatë procedurës do të vërtetojmë pafajësinë e Zlatanit, sepse kemi prova materiale për të vërtetuar alibinë e tij, ndërsa nga ana tjetër Prokuroria nuk ka dorëzuar asnjë provë që e lidh Zlatan Arsiqin me krimin për të cilin akuzohet. Gjykata do të jetë objektive, do t'i shikojë të gjitha faktet dhe do të marrë një vendim të drejtë, tha Arsiq.
Zorica Arsiq, bashkëshortja e të pandehurit, ka deklaruar se burri i saj për herë të parë është paraburgosur në vitin 2015 kur është marrë në pyetje dhe më pas në vitin 2017 kur është thënë se rasti është mbyllur, pasi nuk ka pasur prova.
“Ka punuar 20 vite në Policinë e Kosovës, është shumë e vështirë, fëmijët janë të mërzitur, nuk mund të them asgjë derisa të mbyllet rasti, por dyshojmë në provat. Ne i jemi drejtuar të gjithëve dhe kudo, askush nuk na ka degjuar. Kam tre femije te mitur, vajza ka uruar qe babai i saj te kthehet nga burgu per Vitin e Ri, ndersa te gjithe femijet e tjere kerkojne kukulla dhe dhurata te tjera, sepse ajo e di që është i pafajshem. Ai në vitin 1998 dhe 1999, ishte në ushtri dhe u kthye pas luftës në Kosovë, kështu që nuk ishte këtu në atë periudhë”, tha ajo.
Zlatan Arsiq u arrestua më 7. Mars të vitit 2023 në vendkalimin ndërmjet Gjilanit dhe Bujanocit, ndërsa aktakuza kundër tij u ngrit më 28. korrik po të këtij viti, në të cilën thuhet se Arsiq ishte në stacionin policor në Kamenicë në mars të vitit 1999 si oficer policie e ka rrahur dhe keqtrajtuar të dëmtuarin B.M, si dhe se në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe dhe grupeve paraushtarake dyshohet se ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen e shqiptarëve.
komentet