Baraliu: Në BE nuk ka konsensus për heqjen e sanksionve ndaj Kosovës

Mazljum Baraljiu
Burim: Kosovo Online

Profesori i të drejtës kushtetuese në Universitetin e Prishtinës Mazllëm Baraliu beson se Unioni Europian ende nuk është gati për të hequr sanksionet që i janë vendosur Kosovës verën e kaluar dhe tregon se pavarësisht kësaj se disa vende janë shprehur pro heqjes së këtyre masave, duhet të egzistojë konsensus tek të gjitha vendet ku-nuk ka.

"Qeveria kosovare nuk do të duhej shumë të mbështetet tek premtimet e vendeve të caktuara për heqjen e sanksioneve. Duke pasur parasysh trendet dhe atmosferën aktuale, fatkeqësisht nuk mendoj se sanksionet do të hiqen lehtë dhe shpejt. Duket se Gjermania dhe Franca nuk janë gati për këtë, ndërsa Amerika është e pavendosur, kështu që nga pesë vendet e Pesëshes, tre janë ose kundër heqjes së sanksioneve ose kanë abstenuar”, tha Baraliu për Kosovo Onlajn.

Ky i fundit thekson se do të ishte mirë që të hiqen sanksionet sepse, siç thotë ai, këto janë pengesa që u vendosen qytetarëve, jo qeverisë.

"Nëse qeveritë gabojnë, duhet që në një mënyrë apo tjetër t’u vihet në dijeni se duhet të pasohen politika të caktuara të fuqive të mëdha, sepse jemi shumë të vegjël në Ballkan, ndërsa si rrjedhojë nuk kemi kuptuar mjaftueshëm, kështu që të gjitha vendet e Ballkanit sillen pak a shumë si disa fuqi. Fuqitë e mëdha duhet të llogarisin se kur dikujt i vendosin sanksione ato tangojnë tek qytetarët tek më të varfërit dhe jo ndaj qeverive. Qeveritë këtë e kapërcejnë dhe nuk do të tërhiqen nga disa politika që udhëheqin, a kanë gabuar apo jo kjo është çështje tjetër. Sanksionet ndëshkojnë qytetarët dhe për këtë duhet të konsiderohen më mirë", thotë Baraliu.